Intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dënuar dhunën policore ndaj protestuesve, duke kërkuar hetim të plotë për rastet e denoncuara dhe ndëshkimin e efektivëve përgjegjës. Në një deklaratë për mediat, përfaqësues të shoqërisë civile theksuan se e drejta për protestë nuk mund të pengohet përmes dhunës dhe se studentët që kanë marrë pjesë në tubime nuk do të mbeten pa mbështetje.
Sipas deklaratës së tyre, janë evidentuar 180 raste të dhunës së pretenduar policore ndaj qytetarëve, studentëve dhe gjimnazistëve. Përfaqësuesit kritikojnë gjithashtu masat e paralajmëruara kundër dhunës, duke pretenduar se ato synojnë të kufizojnë reagimin qytetar dhe të krijojnë një klimë heshtjeje.
Edhe avokatë të pranishëm në deklaratë kërkuan përgjegjësi për efektivët që dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj studentëve gjatë protestave. Sipas tyre, rastet e denoncuara duhet të trajtohen nga organet kompetente dhe të shoqërohen me masa konkrete, nëse konstatohen shkelje.
Marrë nga Dosja.al