KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Spitalin Amerikan për pastrim parash dhe falsifikim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Spitalin Amerikan për pastrim parash dhe falsifikim
AktualeFokusKorrupsionKryesoreRajoni

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Spitalin Amerikan për pastrim parash dhe falsifikim

Përditësimi i fundit: 14 Dhjetor, 2024 10:48 am
286 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria Speciale e Kosovës në orët e pasditës së 13 Dhjetorit ka njoftuar për ngritjen e një aktakuze e cila prek disa emra të korporatave që kanë në pronësi edhe media në Kosovë.

Përmes një komunikate për mediat, Prokuroria Speciale njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 5 personave fizikë dhe 3 personave juridikë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “falsifikimi i dokumentave” dhe “pastrim i parave”.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizikë: E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridikë: ‘M…’, ‘AHK’ dhe ‘QKK’”– thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria nuk ka përmendur emrat e personave ndaj të cilëve është ngritur aktakuza dhe as emrat e bizneseve, ndërsa në publik janë përmendur emrat e pronarëve të RTV Dukagjini, Ekrem Lluka dhe pronarit të televizionit T7 dhe themeluesit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, si dhe njërit prej zyrtarëve të Spitalit Amerikan në Kosovë, Igli Larashi.

Pak minuta pas pranimit të komunikatës së Prokurorisë, “Kallxo” ka kërkuar nga Gjykata e Prishtinës që sipas ligjit të ofrojë qasje në aktakuzën e redaktuar të këtij rasti, por deri në publikimin e artikullit Gjykata nuk ka dhënë qasje në aktakuzën e redaktuar. As Prokuroria nuk është përgjigjur për të dhënë detaje për arsyet e aktakuzës.

Në mesin e njerëzve që kanë nisur diskutimin për aktakuzën është Dejona Mihali nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se “Ende asnjë fjalë për aktakuzën “pastrim parash” Allajbeu – Lluka. Asnjë rrjedhje. Shumë është komplikuar puna nga një anë Spitali Amerikan, reklamat, nga ana tjetër T7, Gazeta express, Grupi Dukagjini. Kush mund ta thyejë këtë heshtje sublime?””.

Të kontaktuar nga “Kallxo”, nga korporata Dukagjini kanë thënë se ende nuk e kanë pranuar aktakuzën dhe janë të bindur që kjo çështje është vetëm një çështje civile dhe nuk ka vepër penale.

“Nuk kemi marrë asnjë dokument nga Prokuroria por në këtë rast nuk ka çështje mashtrimi por është një çështje civile në mes palëve” – ka thënë njëri nga zyrtarët ligjorë të korporatës, ndërsa avokati Dastid Pallaska, i cili përfaqëson kompaninë në këtë rast, nuk është përgjigjur.

“Kallxo” ka kontaktuar edhe me Spitalin Amerikan. Nga Spitali amerikan kanë thënë se informacionin mbi ngritjen e aktakuzës e kanë marrë nga portali i Prokurorise dhe nga mediat dhe se të hënën avokatët do të kërkojnë të njihen me aktakuzën e ngritur.

 

Marrë nga Kallxo.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fier, Ministrja e Arsimit pezullon nga detyra drejtorin i shkollës, ku u plagos me thikë 17-vjeçari
Artikulli tjetër “Rilindja” çon drejt “greminës” arsimin profesional

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.