KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria është e paaftë të përballojë krizat energjetike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria është e paaftë të përballojë krizat energjetike
AnalizeKryesoreOpinion

Shqipëria është e paaftë të përballojë krizat energjetike

Përditësimi i fundit: 14 Dhjetor, 2024 10:57 am
135 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kriza e energjisë që nisi në fund të verës 2021 dhe kulmoi në vitin 2022 u bë dhimbja e kokës e shumë vendeve përfshirë Shqipërinë e cila u detyrua të paguante disa qindra milionë euro në importe.

Njëkohësisht ajo kohë shërbeu tek një theks i shtuar për diversifikimin dhe rritjen e sigurisë energjetike.

Por raporti i fundit i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për vendet e Ballkanit Perëndimor vëren se akoma edhe sot vendi ynë nuk ka një raport gatishmërie për rastet e emergjencës. Treguesi i sigurisë energjetike rezulton në total me një realizim 8 për qind për Shqipërinë duke renditur edhe arsyet pse masat e mara për të rritur këtë siguri mbeten ende të zbehta.

“Shqipëria nuk ka transpozuar Rregulloren (BE) 2019/941 dhe as ka caktuar autoritetin kompetent për gatishmërinë ndaj rrezikut megjithëse afatet mbaronin respektivisht më 31 dhjetor 2023 dhe 5 janar 2023. Zhvillimi i planit të gatishmërisë ndaj rrezikut nuk është iniciuar. Shqipëria nuk i ka dorëzuar Sekretariatit Deklaratat e Sigurisë së Furnizimit me Energji Elektrike, megjithëse e detyruar nga neni 29 i Traktatit. Gjendja e jashtëzakonshme për Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë që nga viti 2024. Rregullorja (BE) 2017/2196 gjithashtu nuk është transpozuar deri më tani” thuhet në raport. Në total vetëm siguria energjetike e lidhur me elektricitetin është vetëm 8 për qind.

Sa i takon sigurisë nga furnizimi me gaz realizimi i këtij treguesi është në nivelin 73 për qind dhe kjo i atribuohet miratimit të kuadrit rregullator.

“Rregulloret e emergjencës së gazit janë vendosur pas ndryshimeve në Ligjin e Gazit në vitin 2021, i cili përfshin aspekte specifike të Rregullores së Sigurisë së Furnizimit me Gaz (BE) 2017/1938. Shqipëria përputhet zyrtarisht me Rregulloren SoS” thuhet në raport.

Ndërkohë elementi i tretë siguria e furnizimit me naftë diçka që diskutohet prej vitesh dhe ka të bëjë me planin e rezervave. Ky tregues sipas Sekretariatit vlerësohet në 28 për qind.

“Sistemi aktual i ruajtjes së rezervës së natës Shqipëri rregullohet nga legjislacioni që daton që nga viti 1999 (ndryshuar në 2004) dhe dekretet e qeverisë të viteve 2004 dhe 2007, duke vendosur të gjithë detyrimin e stokut mbi industrinë e naftës. Në vitin 2018, u hartua drafti për krijimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rezervës minimale të sigurisë së naftës dhe produktet e saj. Megjithatë, kjo nuk u miratua gjatë periudhës raportuese. Në vend të kësaj, në vitin 2022,u hartuan tre projekt-rregullore dhe një vendim qeverie për të krijuar një sistem që përputhet me kërkesat e Direktivës duke ruajtur model të bazuar në industri. Megjithatë, procedurat aktuale të emergjencës mbeten të pamjaftueshme për të përmbushur standardet e Direktivës. Shqipëria nuk ka dorëzuar pyetësorin të importit mujor të naftës bruto të furnizimit (COIR) që filloi në janar 2023. Nuk është bërë gjatë periudhës së raportimit, dhe kuadri ligjor i Shqipërisë mbetet i papajtueshëm” vëren raporti.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

26 Tetor, 2026

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Rilindja” çon drejt “greminës” arsimin profesional
Artikulli tjetër Shkarkohet administratori i inceneratorit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.