KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shkarkohet administratori i inceneratorit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shkarkohet administratori i inceneratorit
AktualeEkonomiKryesoreSociale

Shkarkohet administratori i inceneratorit

Përditësimi i fundit: 14 Dhjetor, 2024 11:06 am
182 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës nuk përfundojnë kurrë dhe janë copëzuar në dhjetra fraksione, duket se zhvillime intensive ka dhe në krahun administrativ. Brenda një periudhe më pak se një muaj, drejtoresha e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, Risena Xhaja, ka nxjerrë dy urdhra që ndryshojnë manaxhimin e inceneratorit të sekuestruar.

Fillimisht, Xhaja e sapoemëruar, kufizoi kompetencat e administratorit të caktuar nga shteti Arjan Baci, duke i lënë atij vetëm përgjegjësinë e marrëdhënieve me prokurorinë. Ndërsa për drejtimin e përditshëm të kompanisë, Xhaja emëroi një administrator të dytë, ish-drejtorin e tatimeve në Elbasan, Indrit Karaj.

Por vetëm pak javë pas këtij urdhri, Xhaja ka nxjerrë një urdhër të dytë. Këtë herë duke shkarkuar përfundimisht Arjan Bacin, administratorin shtetëror që ka qenë në krye të inceneratorit që në momentin që ai u sekuestrua nga SPAK verën e vitit të kaluar dhe duke e lënë biznesin tërësisht nën menaxhimin e Indrit Karajt.

Luftë për miliardat e dherave

Ndryshimi i administratorit shtetëror të inceneratorit nuk është një veprim rutin burokratik. Më parë, nën rrogoz është zhvilluar një luftë e fortë për të marrë administrimin e kompanisë. Arsyeja është sepse paratë tek inceneratori vazhdojnë lumë. Jo vetëm ato që paguhen nga buxheti i shtetit për depozitimin e mbetjeve, por edhe paratë e ndërtuesve për dherat.

Ky është një biznes i madh, ku të gjithë duan të fusin duart. Jo më kot, që nga momenti kur inceneratori u sekuestrua nga SPAK, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara ka qenë nën presion të vazhdueshëm.

Jo vetëm nga grupi privat që e zotëronte këtë koncesion, por edhe nga ndërhyrjet të figurave të fuqishme me pushtet politik. Këto presione u denoncuan dhe në media, por ajo që ndodhi më pas ishte shkarkimi i kreut të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, Ardian Koni. Nën zë flitet se arsyet e largimit të Konit lidhen pikërisht me inceneratorin e Tiranës.

Tashmë në krye të Agjencisë gjendet Risena Xhaja, e cila nuk duroi më shumë se një muaj për të futur duart. Dhe ndërsa SPAK tjerr hetimet e inceneratorit të Tiranës, duket se mbi biznesin e majmë të koncesionit po shtrihen sërish duart e gjata. Vetëm biznesi i dherave sjell miliona euro në vit dhe mjafton të kesh fuqinë për të vendosur se sa kamionë regjistrohen dhe sa jo.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria është e paaftë të përballojë krizat energjetike
Artikulli tjetër Çmimi i energjisë së HEC-eve private caktohet 10 lekë për kw

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

26 Tetor, 2026
Analize Bota Opinion Politike 26 Tetor, 2026
Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.