KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dëbimet e emigrantëve në SHBA, në nivelin më të lartë të dekadës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dëbimet e emigrantëve në SHBA, në nivelin më të lartë të dekadës
AnalizeBotaOpinionSociale

Dëbimet e emigrantëve në SHBA, në nivelin më të lartë të dekadës

Përditësimi i fundit: 20 Dhjetor, 2024 9:42 am
130 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Numri i dëbimeve të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara ka arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2014, sipas një raporti të qeverisë amerikane të publikuar të enjten.

Kjo si pjesë e një nxitje më të gjerë që po i bën këtij procesi Presidenti në largim Joe Biden, për të reduktuar imigracionin e paligjshëm.

Sipas raportit vjetor të Departamentit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) rreth 271,000 emigrantë janë dëbuar në 192 vende në vitin fiskal 2024, i cili nis më 1 tetor të vitit 2023 dhe përfundon më 30 shtator 2024.

Sipas statistikave të qeverisë, kjo është shifra më e lartë e dëbimeve që kur Presidenti Biden mori detyrën në vitin 2021 dhe më e lartë se çdo vit i administratës së parë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, 2017-2021.

Presidenti demokrat Joe Biden, mori detyrën duke u zotuar të zhbënte politikat më kufizuese ndaj imigracionit të vendosura nga zoti Trump, por luftoi me nivele të larta të imigracionit të paligjshëm dhe gradualisht e ashpërsoi qasjen ndaj tij.

Republikani Donald Trump fitoi një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë në nëntor duke premtuar se do të dëbonte një numër rekord emigrantësh të paligjshëm nga vendi, si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj imigracionit.

Zëdhënësja e tranzicionit e zotit Trump, Karoline Leavitt, tha në një deklaratë se dëbimet e zotit Biden ishin të parëndësishme në krahasim me nivelet e larta të emigracionit të paligjshëm të shënuar gjatë presidencës së tij.

“Në ditën e parë, Presidenti Trump do të rregullojë makthin mbi emigracionin si dhe mbi sigurinë kombëtare që krijoi Joe Bideni, duke nisur operacionin më të madh të dëbimit masiv të kriminelëve të paligjshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.

Rreth 11 milionë emigrantë nuk kishin status ligjor ose gëzonin mbrojtje të përkohshme në vitin 2022, sipas vlerësimeve të qeverisë dhe grupeve të ekspertëve, një shifër që disa analistë thonë se është 13 deri në 14 milionë.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arrestime në Federatën e Karatesë të Kosovës
Artikulli tjetër Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.