KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Austria po rishikon statusin e refugjatëve sirianë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Austria po rishikon statusin e refugjatëve sirianë
AnalizeBotaOpinionPolitike

Austria po rishikon statusin e refugjatëve sirianë

Përditësimi i fundit: 20 Dhjetor, 2024 9:50 am
127 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Austria është duke rishikuar statusin e refugjatëve sirianë që kanë arritur në këtë shtet më pak se pesë vjet më parë, ka bërë të ditur kancelari Karl Nehammer të enjten, pas raportimeve në media se disa kanë pranuar letra se “nuk duhet t’i frikësohen persekutimit politik”.

Nehammer, konservator, i cili po tenton të formojë koalicionin e ri qeveritar, teksa është duke u kritikuar ashpër nga e djathta ekstreme, ka thënë qysh prej rënies së regjimit të Bashar al-Assadit, më 8 dhjetor, se duhet rivlerësuar situata e sigurisë në Siri, në aspektin nëse duhet lejuar dëbimet atje.

Prej atëherë, ai dhe qeveria e tij e përkohshme kanë sqaruar se fokusi fillestar do të jetë në dëbimet vullnetare dhe që atyre që dëshirojnë të kthehen në shtëpi vullnetarisht, do t’iu ndahen 1.000 euro. Austria është në mesin e dhjetëra shteteve evropiane që kanë pezulluar kërkesat e sirianëve për azil.

“Austria është duke rishikuar përshtatshmërinë për mbrojtje të sirianëve që kanë qenë në shtet më pak se pesë vjet”, ka thënë Nehammer përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Ligji austriak u mundëson autoriteteve që të revokojnë statusin e refugjatit, në disa raste, brenda pesë vjetëve të miratimit. Sirianët përbëjnë grupin më të madh të azilkërkuesve në Austri. Partia Popullore e Nehamerit është e ashpër ndaj imigrimit, në pikën që edhe partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO), e ka akuzuar për vjedhje idesh.

Partia euroskeptike FPO – e afërt me Rusinë – i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 29 shtatorit, duke fituar rreth 29 për qind të votave, mirëpo duhet të ketë një partnere koalicioni për të siguruar shumicën dhe për të formuar qeverinë.

Meqë asnjë parti nuk ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me të, presidenti austriak i ka kërkuar Nehammerit të formojë qeverinë. Ai është aktualisht në bisedime me Social-Demokratët dhe Neo-liberalët.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, rreth 400 mijë euro
Artikulli tjetër DW: “Censusi në Ballkan çështje delikate”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.