KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria ‘harron’ regjistrimin e pronave në Himarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria ‘harron’ regjistrimin e pronave në Himarë
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Qeveria ‘harron’ regjistrimin e pronave në Himarë

Përditësimi i fundit: 20 Dhjetor, 2024 11:25 am
185 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në fushatën elektorale për bashkinë e Himarës, kryeministri në krah të kandidatit socialist Vangjel Tavo, u premtoi himariotëve regjistrimin e pronave brenda tetorit. Edhe pse afati ka kaluar, institucionet përgjegjëse nuk japin llogari mbi ecurinë e procesit duke shkelur ligjin për të drejtën e informimit. Ekspertët e shohin si premtimin e radhës elektoral mbi pronat- thembrën e ‘Akilit’ në Shqipëri.

Më 2 gusht, dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme vendore të Bashkisë Himarë, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të kandidatit socialist Vangjel Tavo duke premtuar zgjidhje për një nga problematikat më të mprehta të bregdetit, pronësinë. Pak orë përpara se t’i drejtoheshin kutive të votimit, Rama u premtoi himariotëve regjistrimin e të gjitha pronave brenda vjeshtës.

“… deri në fund të tetorit të tëra shtëpitë do të jenë të regjistruara. Mund të jesh në Australi dhe e merr.”, premtoi kryeministri Rama.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 4 gushtit në Himarë, kandidati socialist Vangjel Tavo u shpall fitues me 5022 vota, kundrejt 3545 votave të marra nga koalicioni ‘Bashkë fitojmë’me kandidat Petraq Gjikurinë.

Pas zgjedhjeve…

Në fund të muajit tetor Faktoje.al kërkoi informacion zyrtar mbi ecurinë e regjistrimit të pronave në Himarë.

Prej gati dy muajsh institucionet përgjegjëse refuzojnë të përgjigjen duke shkelur ligjin për të drejtën e informimit. Bashkia e Himarës e delegoi kërkesën pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë.

‘Në bazë të legjislacionit për pronat, institucioni përgjegjës për regjistrimin e pronave është ASHK, Drejtoria Vlorë, dhe jo Bashkia Himarë.’, sqaroi koordinatori për të drejtën e informimit pranë Bashkisë Himarë.

Por kërkesa deleguar pranë Kadastrës së Vlorës ka rënë në vesh të shurdhër. Duke shkelur çdo afat ligjor, ASHK e Vlorës nuk përgjigjet mbi ecurinë e regjistrimit të pronave në Himarë.

Shkeljet janë adresuar pranë zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Deri më 17 dhjetor Faktoje.al nuk ka dijeni se në çfarë faze ndodhet procesi i ankimimit për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Vlorë. Sipas ligjit, zyra e Komisionerit detyron institucionin publik të japë informacionin e kërkuar përndryshe institucioni sanksionohet.

Teksa zyrtarisht institucionet heshtin, fakt është që regjistrimi i pronave në Himarë nuk ka përfunduar sikurse u premtua.

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo e konsideron procesin të mbyllur. Por ai thekson se kanë mbetur pa certifikatë pronësie vetëm ata banorë që nuk kanë aplikuar.

“Çdo aplikim për marrjen e titullit të pronësisë të para 90’ është trajtuar. Janë një numër i vogël banorësh që kanë marrë lejen e legalizmimit por nuk kanë aplikuar për certifikatë dhe që nuk e kanë finalizuar procesin. Sistemi është i hapur se mund të jenë emigrantë dhe vijnë për festa.”, thotë Tavo për Faktoje.al.

Sipas tij, brenda javës banorët do të lajmërohen për të tërhequr dokumentet e pronësisë.

Pronat, ‘thembra’ e Akilit

Kryetari i Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, e sheh me shumë interes procesin e regjistrimit të pronave, veçanërisht për zonën e bregdetit.

“Regjistrimi duket si pjesa më pa interes por është shumë domethënëse për të gjithë vendin, veçanërisht për zonën e bregdetit”, thekson Vorpsi.

Ai shton se regjistrimet fillestare në rang vendi nuk kanë përfunduar ende, dhe kjo është një problematikë që nuk është e kufizuar vetëm në bregdet.

“Pra, jo vetëm në zonat e bregdetit ku ka problematika, por edhe në zonat malore,” pohon ai për Faktoje.al.

Vorpsi e konsideron këtë proces si një çështje me shumë faktorë ndikues, e cila nis me Kadastrën.

Në anën tjetër, studiuesi Afrim Krasniqi thotë se qeveria ka dështuar në reformën e organizimit territorial dhe legjitimimin e pronës private.

“Qeveria aktuale është në mandatin e tretë dhe për sa kohë ka mbi 10 vjet në detyrë dhe vazhdon të bëjë premtime deri diku është një lloj pranimi i dështimit të saj në reformën e organizimit territorial dhe legjitimimit të pronës private në Shqipëri,” thekson Krasniqi.

Ai argumenton se, pas kaq shumë viteve në pushtet, premtimet e përsëritura të qeverisë nuk mund të cilësohen më si premtime të sinqerta, por si një përpjekje për të tërhequr votues gjatë periudhës elektorale.

“Kur e njëjta qeveri për më shumë se një dekadë vazhdon të bëjë premtime që i ka premtuar dhe ditën e parë kur ka ardhur në pushtet, praktikisht kjo është një përpjekje të tërhequr votues në fushatë elektorale,” thotë Krasniqi, duke e cilësuar këtë si keqpërdorim të pozitës zyrtare për qëllime elektorale.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po e shmangin shërbimin ushtarak burrat ukrainas?
Artikulli tjetër Evropa e kalbur politikisht, nuk di si të menaxhojë Trumpin!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen
Bota Fokus Koment Politike Zhvillim 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.