KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Moti i keq përfshin vendin, përplasen tragetet në Durrës, alarm në Vlorë, Veriu probleme me dëborën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Moti i keq përfshin vendin, përplasen tragetet në Durrës, alarm në Vlorë, Veriu probleme me dëborën
AktualeSociale

Moti i keq përfshin vendin, përplasen tragetet në Durrës, alarm në Vlorë, Veriu probleme me dëborën

Përditësimi i fundit: 24 Dhjetor, 2024 9:39 am
121 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Manovrat për t’u ankoruar në det me mot të trazuar shkaktuan përplasjen e dy trageteve në portin e Durrësit.

Nga përplasja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale, ndërkohë që si pasojë e motit të keq një traget që nisej këtë mesditë nga Bari ka pezulluar lundrimin, ndërsa një tjetër do niset pa udhëtarë. Për anijet e tonazhit të ulët dhe ato të peshkimit lundrimi u pezullua që një natë më parë. Sipas Kapitenerisë së Portit Detar, era fryn nga juglindja dhe dallgëzimi në det të hapur arrin në 7 ballë, duke krijuar vështirësi në lundrim.

E njëjta situatë është edhe në Vlorë, ku përgjatë të gjithë ditës nuk do lejohet dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre të tonazhit të ulët si pasojë e detit me dallgë dhe erës së fortë. Përgjatë gjithë paradites së kësaj të hëne në Vlorë kanë rënë reshje me intensitet të lartë, duke rikthyer frikën e përmbytjeve. Bashkia ka paralajmëruar  qytetarët të mos parkojnë makinat në disa zona me risk të lartë, të cilat disa muaj më parë u përfshinë nga përmbytjet, si rruga Albano dhe Romina, zona te Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në skelë dhe shkolla ‘Halim Xhelo’.

Ndërkaq reshje shiu por edhe bore ka pasur edhe në veri të vendit, dhe problemet e para janë shfaqur në Kukës, në aksin Kukës Bushtricë. Raportohet se disa automjete kanë mbetur në rrugë si pasojë e borës. Drejtuesit ankohen për mungesën e borëpastrueses.

Në Shkodër në lartësinë mbi 800 metër reshjet janë në formë dëbore. Në segmentin rrugor Qafe Mali- Fierze ka reshje dëbore me intensitet të ulet, por pa shkaktuar probleme për qarkullimin.

Ndërkohë në Lezhë raportohet për rreth 15 mm reshje shiu, por momentalisht nuk paraqiten probleme në rrjetin e kullimit. Funksionimi i rrjetit të kullimit dhe argjinaturat mbahen në monitorim.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kongresi amerikan shqyrton mundësinë e ndalimit të tregtimit të dronëve kinezë
Artikulli tjetër Kosovë, KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.