KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mesazhi i fortë i Papa Françeskut: Bota është shpërfytyruar, ngrini zërin kundër së keqes!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mesazhi i fortë i Papa Françeskut: Bota është shpërfytyruar, ngrini zërin kundër së keqes!
AktualeBotaKomentKryesoreSociale

Mesazhi i fortë i Papa Françeskut: Bota është shpërfytyruar, ngrini zërin kundër së keqes!

Përditësimi i fundit: 25 Dhjetor, 2024 7:32 am
140 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

“Kjo është nata në të cilën Zoti u thotë të gjithëve: Ka shpresë edhe për ju!

Shpresa, pavarësisht gjithçkaje. Sepse shpresa është premtimi i Zotit për t’u mirëpritur këtu dhe tani, në këtë tokë që vuan dhe rënkon“.

Kjo ishte deklrata e Papa Françeskut, i cili ka nisur Vitin e Shenjtë 2025 me hapjen e Derës së Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit, një ngjarje që pritet të tërheqë mbi 30 milionë pelegrinë në kryeqytetin italian, Romë.

Që nga viti i parë i shenjtë në vitin 1300, kalimi nëpër Derën e Shenjtë ose njërën nga tre dyert në Bazilikat e tjera Papale i ka lejuar pelegrinët të marrin indulgjenca, që do të thotë ‘falja e mëkateve’.

“Vëllezër dhe motra, ky është Jubileu, kjo është koha e shpresës! Na fton të rizbulojmë gëzimin e takimit me Zotin, na thërret në ripërtëritje shpirtërore dhe na angazhon në transformimin e botës, në mënyrë që kjo të bëhet vërtet një kohë jubilare: të bëhet për Tokën tonë mëmë, e shpërfytyruar nga logjika e fitimi; të bëhet për vendet më të varfra, të ngarkuara nga borxhet e padrejta; për të gjithë ata që janë robër të skllavërisë së vjetër dhe të re”, tha Papa.

Ai u shpreh se të gjithë duhet të ndjejnë dhuratën dhe angazhimin për të sjellë shpresën atje ku ka humbur. Sipas tij, Krishtlindja duhet të shërbejë për të sjellë shpresë atje ku jeta është e plagosur, në ëndrrat e thyera, në ditët e gjata e boshe të të burgosurve, në dhomat e ngushta e të ftohta të të varfërve, në vendet e përdhosura nga lufta dhe dhuna.

Pa referenca specifike, ai përsëriti atë që tha disa ditë më parë për Gazën: “Ka kaq shumë shkretim. Le të mendojmë për luftërat, fëmijët me mitraloz, bombat në shkolla dhe spitale”.

Ati i Shenjtë kërkon të heqim dorë nga gjërat e gabuara dhe të kemi guximin t’i ndryshojmë ato. Papa u shpreh se ne duhet të mësojmë nga barinjtë, të cilët në historinë ungjillore të Krishtlindjes, “shkuan pa vonesë” pas thirrjes së engjëllit: “Ky është treguesi për të rizbuluar shpresën e humbur, për ta ripërtërirë atë brenda nesh, për ta mbjellë atë në shkretimet e kohës sonë“.

“Shpresa që lind këtë natë nuk toleron përtacinë e sedentarëve dhe dembelizmin e atyre që janë vendosur në komoditetet e tyre. Është e papajtueshme me jetën e qetë të atyre që nuk e ngrenë zërin kundër të keqes dhe padrejtësive të kryera ndaj më të varfërve… Kjo është nata në të cilën dera e shpresës u hap gjerësisht në botë; kjo është nata në të cilën Zoti u thotë të gjithëve: ka shpresë edhe për ju! Nata e Krishtlindjes pafundësisht e madhe u bë e vogël; drita hyjnore ka ndriçuar në mes të errësirës së botës; lavdia e qiellit u shfaq në tokë, në vogëlsinë e një fëmije. Kështu, nëse vjen Zoti, edhe kur zemra jonë i ngjan një grazhdi të varfër, atëherë mund të themi: shpresa nuk ka vdekur, shpresa është e gjallë dhe e mbështjell jetën tonë përgjithmonë. Jubileu u hap që të gjithëve t’u jepet shpresa e Ungjillit, shpresa e dashurisë, shpresa e faljes“, tha ai.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është e dënuar Europa?

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit

Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona

Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit

Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas dy vitesh të bllokuara, Irani heq kufizimet për aplikacionet WhatsApp dhe Google Play
Artikulli tjetër Alarmohet Parisi, bie zjarr në Kullën Eifel dhe evakuuohen 1 200 turistë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shanset që samiti i NATO-s, të mbahet në Tiranë janë thuajse zero
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Rama u faturon shqiptarëve 110 milionë euro taksa shtesë, në fshehtësi!
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 27 Tetor, 2026
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Qeveria rrit taksat për biznesin/ Tatim më i lartë për fitimin dhe dividentin
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.