Një “Top i Artë” mbërrin në pankinën e Dinamo Zagrebit. Fituesi i trofeut prestigjioz në vitin 2006, Fabio Cannavaro u emërua trajner i klubit në kryeqytetin kroat këtë të diel. Kampion i katër sezoneve të fundit, Dinamo aktualisht zë vendin e tretë zhgënjyes, shtatë pikë prapa liderit Rijeka.
Fabio Cannavaro zëvendëson Nenad Bjelicën, i shkarkuar nga drejtuesit e klubit, i cili po ashtu, është në vendin e 24-të në fazën e Ligës C1.
Pas eksperiencave në Kinë (Guangzhou Evergrande, Tianjin Quanjian), në stolin e kombëtasres kineze për 2 ndeshje dhe në Arabinë Saudite (Al-Nassr), kampioni i botës i vitit 2006, pati periudha të shkurtra në stolat e Benevento (17 ndeshje në 2022- 2023) dhe Udinese (6 ndeshje në 2024 në fund).