KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sivjet ligji i ri për siguracionet, paguan më shumë kush shkakton aksidente
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Sivjet ligji i ri për siguracionet, paguan më shumë kush shkakton aksidente
KryesoreOpinionSocialeZhvillim

Sivjet ligji i ri për siguracionet, paguan më shumë kush shkakton aksidente

Përditësimi i fundit: 6 Janar, 2025 1:08 pm
169 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ndëshkim apo shpërblim? Çfarë parashikon ligji “bonus malus” i miratuar në vitin 2021 për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Eksperti Islam Qibini sqaron sesi do të funksionojë rregullorja e re për pagesën e siguracionit duke nisur nga ky vit.

“Ky sistem është aplikuar në shumë vende të Bashkimit Europian dhe në vendet fqinje. Është diçka pozitive, pasi bën kategorizimin e drejtuesve të mjeteve. Ata që nuk kanë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos kur nuk kanë bërë aksidente automobilistike me dëme materiale apo shëndetësore, stimulohen nga ky ligj. Kategoria e drejtuesve që janë problematikë në zbatimin e rregullave të qarkullimit apo që kanë kryer aksidente me dëme materiale apo shëndetësore do të penalizohen nga ky sistem. Pavarësisht vjetërsisë së drejtuesit, edhe nëse ka një lejedrejtim prej më shumë se 20 vjetësh, por ka kryer së fundmi një aksident, atyre do u rritet vlera e kontratës së sigurimit të mjetit, TPL, nga 18 mijë lekë që e marrim mesatarisht mund të shkojë deri në 20 mijë lekë,” thotë z. Qibini.

Rregullorja përmban dhe disa faktorë risku përtej dëmeve që do regjistrohen. Faktorë që lidhen me moshën dhe eksperiencën e shoferit, vitin e prodhimit të automjetit, fuqinë motorike.

“Sistemi do i seleksionojë drejtuesit e mjeteve që janë problematikë dhe kategorinë më të madhe, që i zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në sistemin ‘bonus malus’ futen ato kundërvajtje që janë bërë burim i shkeljeve. Nëse kemi një aksident me dëme të vogla materiale penaliteti do të jetë më i vogël dhe për dëme të konsiderueshme penalizimi do të jetë më i madh. Kjo TPL ka një afat 1-vjeçar,” tregon eksperti i sigurisë rrugore.

Rregullorja e re nuk parashikon dëmet e shkaktuara para vitit 2021, kohë në të cilin u miratua ky ligj.

 

Marrë nga RTSH.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Media britanike: “Revolucioni mbërrin në Shqipëri”

MABCO kallëzon në SPAK zyrtarët e QKB-së, transferuan 47% të aksioneve të aeroportit të Vlorës

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Nga protestat në qeverisje, sfida e re e Serbisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Akuzohet se mori fonde të paligjshme nga Gaddafi, Sarkozy del në gjyq
Artikulli tjetër Bullgaria në udhëkryq me formimin e qeverisë, frikë për zgjedhje të reja

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Stern: Opozita paralajmëron rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 26 Tetor, 2026
Londër/ Kush do të shpallet fituesi i Topit të Artë për këtë vit
Aktuale Analize Sociale Sporti 26 Tetor, 2026
El Clasico merr ngjyrat e Realit, Mbappe hesht Barcelonën me dy gola
Aktuale Analize Sociale Sporti 26 Tetor, 2026
SHBA/ Çfarë ndryshon, nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit?
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.