KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA “godet” bashkëpunëtorin më të afërt të Kryeministrit Orban, sanksionohet për korrupsion
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA “godet” bashkëpunëtorin më të afërt të Kryeministrit Orban, sanksionohet për korrupsion
AktualeBotaKorrupsion

SHBA “godet” bashkëpunëtorin më të afërt të Kryeministrit Orban, sanksionohet për korrupsion

Përditësimi i fundit: 8 Janar, 2025 8:56 am
162 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj një zyrtari të lartë të qeverisë hungareze për akuzat për korrupsion, njoftoi të martën Departamenti amerikan i Thesarit, një masë që Budapesti tha se do ta ankimojë kur të marrë detyrën Presidenti i zgjedhur Donald Trump.

Akuzat për korrupsion dhe nepotizëm e kanë shoqëruar Kryeministrin Viktor Orban që kur erdhi në pushtet në vitin 2010, ndërsa marrëdhëniet e Budapestit me Uashingtonin janë përkeqësuar gjatë mandatit të Presidentit Joe Biden, pjesërisht për shkak të marrëdhënieve të ngrohta të Budapestit me Moskën, pavarësisht luftës në Ukrainë.

Kryeministri Orban i ka mohuar vazhdimisht akuzat për korrupsion.

Zoti Antal Rogan ka qenë një person i afërt me zotin Orban prej dekadash, duke drejtuar makinerinë mediatike të qeverisë dhe duke ndihmuar për fushatat e tij zgjedhore. Ai aktualisht mbikëqyr edhe shërbimet sekrete të Hungarisë, një vend anëtar i NATO-s.

Departamenti amerikan i Thesarit e akuzon zotin Rogan se ka shfrytëzuar rolin e tij për të siguruar përfitime financiare për veten dhe aleatët politikë.

“Personat e lidhur ngushtë me partinë politike në pushtet kanë përfituar një perandori të ardhurash”, tha gjatë një konference për shtypin ambasadori amerikan në Hungari, David Pressman. “Antal Rogani është arkitekt kryesor, zbatues dhe përfitues i këtij sistemi korrupsioni”.

Ambasadori Pressman ka qenë një kritik i hapur i qeverisë Orban gjatë mandatit të tij në Budapest, duke e kritikuar ashpër për forcimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Kabineti i zotit Orban, i drejtuar nga zoti Rogan, e hodhi poshtë vendimin duke e cilësuar si “hakmarrjen e fundit, të vockël të ambasadorit amerikan – të pasuksesshëm dhe në largim ”.

“Pas 20 janarit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë një qeveri të re dhe një president të ri. Pas inaugurimit të tyre, do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshme ligjore”, thuhet në një deklaratë të qeverisë hungareze, të dërguar nëpërmjet postës elektronike.

Kryeministri Orban dhe partia e tij Fidesz kanë qenë ndër mbështetësit më të mëdhenj në Evropë të Presidentit të zgjedhur Trump, i cili do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Në vitin 2023, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj pesë zyrtarëve të qeverisë bullgare, me akuza për korrupsion. Sanksionet u vendosën ndaj Antal Roganit, një bashkëpunëtor i afërt i zotit Orban, që ka mbajtur detyrën si shef kabineti që nga viti 2015.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Funerali për ish-Presidentin Jimmy Carter, zhvendoset në kryeqytetin amerikan
Artikulli tjetër Didier Deschamps i jep fund drejtimit të kombëtares së Francës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.