KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: TIMS “ha shumë para”, në nëntor mori 1.5 milionë euro për 2 vjet, në janar shtohen 750 mijë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > TIMS “ha shumë para”, në nëntor mori 1.5 milionë euro për 2 vjet, në janar shtohen 750 mijë euro
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

TIMS “ha shumë para”, në nëntor mori 1.5 milionë euro për 2 vjet, në janar shtohen 750 mijë euro

Përditësimi i fundit: 9 Janar, 2025 12:55 pm
206 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Sistemi TIMS, i cili është dokumenti i hyrje-daljeve nga territori i Republikës së Shqipërisë, ka qenë objekt i sulmeve si kibernetike ashtu edhe atyre politike. Madje, u hap edhe një komision hetimor për abuzimet e zyrtarëve të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, i kërkuar nga opozita.

Kjo e fundit synonte që t’i jepte përgjigje pyetjeve mbi ndërhyrjet e paligjshme në këtë sistem. Opozita kishte dyshime se ndërhyrjet ishin bërë për llogari të grupeve kriminale, ndërsa kërkuan që të hetoheshin si dolën të dhënat e hyrje-daljeve nga Shqipëria.

Por, siç ndodh rëndom në të gjitha komisionet e ngritura, të gjithë deputetët apo edhe ata që japin dëshmi, veçse sa bëjnë “zhurmë” dhe në fund asnjë konkluzion. Të dhënat përdoren për politikë, pa u futur në thelb se si ndodhi kjo ndërhyrje.

Por, kur nga ana e politikës po bëhej e gjithë kjo “zhurmë”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe vetë Policia e Shtetit hapën tendera të ndara për përmirësimin e sistemit TIMS. Tani, nëse ndërhyn AKSHI, përse bën tender policia? Çfarë përmirësimi bëri Agjencia dhe çfarë do të bëjë policia?

Por, le t’i marrim me radhë. Në muajin nëntor 2024, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit finalizoi një tender për sistemin TIMS. Fituese doli firma “COMMUNICATION PROGRESS”.

Objekti i tenderit ishte “përmirësimi i sistemit TIMS dhe modulit të kontrollit kufitar” për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, me fondet e Buxhetit të Shtetit, por me fondet e parashikuara nga vetë institucioni përfitues Policia e Shtetit. Fondi limit i tenderit ishte 157 milionë lekë.

Por, lexoni me kujdes kohëzgjatjen. Në dokumente shkruhet se është “9 muaj implementim dhe 24 muaj”. Në tender mori pjesë vetëm një firmë, “COMMUNICATION PROGRESS”, e cila ofroi 148.800.000 milionë lekë, ose rreth 1.5 milionë euro.

Kontrata e muajit nëntor parashikonte ndërhyrje, teksa në dokumente shkruhej se teknologjia e vjetër është e ndjeshme ndaj kohës, duke e bërë raportimin dhe monitorimin e kalimit të kufirit më të vështirë dhe më të ngadaltë. “Sistemi TIMS nuk ka aplikuar përditësimet e fundit te teknologjisë dhe sigurisë, duke ndikuar ne rritjen e nivelit te riskut lidhur me sigurinë. Rregullore të reja dhe ndryshime ligjore kane ndikuar në papërputhshmërinë e sistemit me kërkesat dhe standardet e tanishme, si rezultat i pamundësisë teknike për përditësime të sistemit për shkak të teknologjisë së vjetër” thuhet në dokumente.

Policia pranonte se sistemet e vjetra mund të kenë mungesë sigurie dhe janë të cënueshme, ndërkohë që janë të ngadalta dhe aspak të favorshme. Synohej që të kishte edhe trajnime, ndërkohë që kontrata parashikon që nga ana e operatorit fitues të arrihen disa qëllime ku së pari përmirësim i sistemit TIMS dhe të gjithë komunikimeve me palë të treta.

Nëse tenderi i nëntorit do të implementohej për 33 muaj, përse u desh një tender i dytë? Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Policia e Shtetit publikoi në Agjencinë e Prokurimit publik një njoftim për një tender të ri. Objekti është “përmirësimi i sistemit TIMS dhe modulit të kontrollit kufitar”. Kësaj herë institucioni që bëri tenderin është Policia e Shtetit. Fondi i dhënë është plot 750 mijë euro.

Pra, për disa muaj, shteti shqiptar ka shpenzuar rreth 2.3 milionë euro për përmirësimin e sistemit TIMS. Por, ajo që “bie erë” në gjithë këtë histori është se, tenderët bëhen të ndarë. Njëherë AKSHI dhe njëherë Policia e Shtetit. Nëse afati është për mbi 2 vjet, përse bëhet tender i ri? A mos kërkon policia që ta ketë nën kontroll sërish dhe ta përdorë? Dyshimet janë të mëdha, pasi me këto lëvizje policia veçse konfirmon se sistemi i duhet më shumë jashtë pune sesa në punë. Madje, me një siguri minimale.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama: “Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dhunën policore gjatë protestave”

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Fshati i vetëm shqiptar në Bullgari, që ruan gjuhën prej gati 400 vjetësh, ka vetëm 34 banorë

Plagosja me plumb gome në sy/ Erjon Vishkulli transferohet në spitalin Gemelli

Vrasja e 49-vjeçares në Pejë/ Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për mbrojtjen e grave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndërtuesit privatë do të ndërtojnë edhe në pronat publike
Artikulli tjetër “Thumanë-Kashar”, më e shtrenjta në rajon?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Putini hedh poshtë pretendimet se Rusia po nxit protestat në Evropë
Analize Bota Fokus Koment Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Trafiku në Tiranë, raporti/ “Gjysmat e kamerave jashtë funksionit edhe para nisjes së protestave”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 27 Tetor, 2026
Harry Kane fiton Topin e Artë 2026! Lë pas Mbappé dhe Yamal
Aktuale Analize Bota Sociale Sporti 27 Tetor, 2026
Beograd/ Kundërshtarët e Vuçiçit “mësyjnë” në televizionin pro tij
Analize Fokus Politike Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.