KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ARRSH paracaktoi fituesin e tenderit shtesë në Qukës–Qafë Plloçë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > ARRSH paracaktoi fituesin e tenderit shtesë në Qukës–Qafë Plloçë
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinion

ARRSH paracaktoi fituesin e tenderit shtesë në Qukës–Qafë Plloçë

Përditësimi i fundit: 13 Janar, 2025 1:04 pm
141 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në vitin 2014 u lidh kontrata për lotin 1 të rrugës Qukës – Qafë Plloçë, ku firmat fituese duhet ta kishin përfunduar këtë segment në qershor të vitit 2018. Por, kanë kaluar 6 vite e gjysëm nga ky afat dhe sërish fituesi i këtij loti, firma “Albavia” ende s’e ka zbatuar kontratën, teksa dukshëm është favorizuar nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë shtuar fondet dhe shtyrë afatin.

Por, pavarësisht këtij abuzimi të madh, firma jo vetëm që nuk është “ndëshkuar”, hetuar, gjykuar apo penalizuar, por vijon të marrë të tjera fonde për këtë segment, me tendera që dyshohet se janë të paracaktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Pavarësisht se drejtuesit e ARRSH-së kanë ndryshuar, favorizimet dyshohet se vijnë me “urdhër nga lart”, pasi të institucionet apo drejtorët që kanë firmosur tendera për Qukës – Qafë Plloçë kanë favorizuar gjithnjë firmën “Albavia”.

Rruga filluar të ndërtohet para 15 vitesh ende s’ka përfunduar. Megjithëse është vetëm 43 kilometra e gjatë, kostoja ka shkuar më shumë se 400 milionë euro, nga vetëm 150 të parashikuara në fillim. Sipas faqes zyrtare të ARRSH-së, sipërmarrësi i punimeve të lotit 1 është “JV Sintram & Albavia”, teksa mbikqyrësi i punimeve është firma “CEC” shpk. Fillimi i punimeve është bërë në korrik të vitit 2015, teksa vlera e punimeve ka qenë 38 milionë euro.

“Kontrata është lidhur në datë 9 maj 2014 dhe punimet duhet të kishin përfunduar në datë 23 qershor 2018. Aktualisht këto punime nuk kanë përfunduar ende” shkruante Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2019. Por, loti 1 ka marrë plot 22.6 milionë dollarë më shumë se projekti fillestar. Sipas KLSH-së, për lotin 1, janë realizuar 2 shtesa kontrate, janë miratuar 2 urdhër ndryshimi dhe janë në proces 2 urdhër ndryshimi të tjerë. Vlera e kontratës për lot 1, parashikohet të bëhet rreth 60.7 milionë USD, me një shtesë referuar kontratës bazë me vlerë rreth 22.6 milionë USD, ose 59 % më e lartë se parashikimi.

Vlera e tenderit të ri ishte 3.5 milionë euro, teksa afati është 6 muaj. Vetë ARRSH shkruan se gjatë zbatimit të punimeve në lotin 0, që filloi në vitin 2009 dhe përfundoi në 2014-ën, pati rrëshqitje masive. “U bë spostimi i aksit në një gjatësi rreth 800 ml, i cili kishte një kosto shtesë prej 20% të vlerës së kontratës. Edhe me fondet shtesë, objekti nuk përfundoi 100% dhe nuk u vendos në shfrytëzim” shkruan Autoriteti.

Ndërkohë, në fund të 2024-ës është shpallur fituesi i kësaj procedure. Dhe, s’kishte si të ndodhte ndryshe, pasi fituesi është një emër i njohur i ndërtimit të rrugës Qukës – Qafë Plloçë; firma “Albavia”! Ajo e cila mori 22.6 milionë USD shtesë për lotin 1, që është ngjitur me këto punime të pakryera.

Por, jo vetëm kaq, pasi oferta e firmës “Albavia” nuk ka qenë më e ulta në këtë tender. Oferta më e ulët ishte në vlerën e 202 milionë lekë, ndërkohë “Albavia” ofroi 246 milionë lekë. Diferenca është plot 44 milionë lekë, ose rreth 450 mijë euro. Dy firmat që ofruan më pak u skualifikuan nga “Gjylja” e ARRSH-së, i cili dukshëm favorizoi këtë firmë, duke ngjallur hije të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar.

“Albavia” fitoi një tender edhe nga Bashkia e Pogradecit për një rrugë lidhëse të fshatrave të Mokrës me rrugën Qukës – Qafë Plloçë. Në vitin 2024, Bashkia e Pogradecit shpalli fituesin e tenderit “loti IV, Ura e Zëmçës – Kryqëzimi Proptisht, Bishnicë”, me një fond prej 220 milionë lekë. “Albavia” fitoi këtë tender, megjithëse çështja shkoi në KPP apo edhe në gjykatë. Pra, nëse një firmë i fiton me lehtësi këto tendera, a mos vallë janë paracaktuar?! Të gjitha institucionet apo edhe titullarët që firmosën janë “vënë në radhë”, ndoshta me urdhër nga “ata lart”.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banka e Italisë do të zhvillojë sistemin e pagesave të mënjëhershme për Shqipërinë
Artikulli tjetër SPAK: Olsi Rama nuk ka lidhje me “Xibrakën”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.