KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sanksionet e SHBA-ve kundër Moskës rrisin çmimet e naftës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sanksionet e SHBA-ve kundër Moskës rrisin çmimet e naftës
AnalizeBotaEkonomi

Sanksionet e SHBA-ve kundër Moskës rrisin çmimet e naftës

Përditësimi i fundit: 14 Janar, 2025 8:45 am
159 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Për shkak të sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Rusisë çmimet e naftës janë rritur me rreth pesë për qind brenda dy ditësh. Kjo rritje çmimi do të çojë edhe në rritjen e kostove të mallrave.

Sanksionet e reja amerikane kundër prodhuesve rusë të naftës dhe anijeve cisternë që transportojnë naftë pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në tregun botëror të naftës. “Prej sanksioneve pritet që brenda një kohe të shkurtër flota e anijeve cisternë që përdor Rusia për eksportimin e naftës të zvogëlohet ndjeshëm, gjë që do të sjellë edhe rritjen e kostot e mallrave,” tha Matt Wright, analist i pranë firmës Kpler.

Anije cisternë të vjetëruara

Shumica e 183 anijeve cisternë mbi të cilat janë vënë sanksione të drejtpërdrejta i përkasin të ashtuqujturës “flotë fantazëm” që shfrytëzon Rusia për eksportimin e naftës. Fjala është për anije cisternë shpesh të vjetëruara që qarkullojnë nën flamuj vendesh ekzotike. Duke përdorur anije të tilla Kremlini përpiqet të fshehë marrëdhëniet mes pronësisë dhe kontraktorëve.

Gjatë vitit 2024 me këto anije cisternë janë transportuar më shumë se 530 milionë fuçi naftë bruto, që përbën rreth 42 për qind të eksporteve të përgjithshme të naftës së papërpunuar të Rusisë me rrugë detare. Nga këto rreth 300 milionë fuçi janë dërguar në Kinë dhe pjesa tjetër në Indi.

Përveç embargos ndaj anijeve cisternë Uashingtoni ka vendosur embargo të reja edhe për dy nga kompanitë më të mëdha ruse të naftës, Gazprom Neft dhe Surgutneftegas.

Niveli më i lartë prej disa muajsh

“Çmimet e naftës nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Brazilijanë rritur në muajt e fundit për shkak të rritjes së kërkesës nga Kina dhe India”, tha një përfaqësues i industrisë indiane të përpunimit të naftës. “Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbështetemi në naftën e Lindjes së Mesme. Dhe mund të shqyrtojmë gjithashtu edhe mundësinë për të importuar naftë nga SHBA-ja”.

Eksportet e naftës janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Rusinë për të financuar luftën në Ukrainë. Disa anije cisterna kanë transportuar edhe naftë nga Irani, ndaj të cilit gjithashtu janë në fuqi sanksione.

Mungesa e ofertës ruse i ka ngritur çmimet e naftës në nivelin më të lartë prej disa muajsh. Pas shpalljes së sanksioneve të reja çmimet e naftës u rritën në mbarë botën në nivelin më të lartë prej disa muajsh, duke shkuar në mbi 81 dollarë për fuçi.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Belgjika në grevë, anulohen fluturimet dhe udhëtimet me tren
Artikulli tjetër “Ka një strategji për t’i dhënë fund luftës”, Trump zotohet se do të takohet shumë shpejt me Putin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.