KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Monitorimi i kanabisit mjekësor, “Big Brother” me kamera 24 orë, mure 4 metra të lartë për siguri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Monitorimi i kanabisit mjekësor, “Big Brother” me kamera 24 orë, mure 4 metra të lartë për siguri
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Monitorimi i kanabisit mjekësor, “Big Brother” me kamera 24 orë, mure 4 metra të lartë për siguri

Përditësimi i fundit: 14 Janar, 2025 9:33 am
96 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka përcaktuar në një vendim të veçantë elementët e sigurisë që duhet të aplikohen për mbrojtjen e sipërfaqeve të kultivimit të kanabisit mjekësor por edhe transportit e lëndëve të para me automjete të dedikuara.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare tashmë ka hyrë në fuqi duke përcaktuar në disa pika masat që duhet të merren nga subjektet e licencuara.

Kështu këto sipërfaqe sipas vendimit duhet të monitorohen 24 në 24 me kamera me specifika të veçanta.

“Ambientet duhet të jenë të monitoruara në vazhdimësi me sistem të kamerave ÇTV, i pajisur me readertë inkorporuar dhe sensorë lëvizjeje, me rezolucion të lartë, prej të paktën 1280 x 720, me rreze infra të kuqe, përfshirë hapësirën 20 metra jashtë rrethimit, e cila duhet të jetë e ndriçuar. Imazhet filmike të sistemit të kamerave duhet të ruhen të paktën për 90 ditë në NRV/server dhe të paktën për një periudhë 1-vjeçare në memorie Cloud, me vendndodhje në një nga vendet e BE-s” thuhet në vendim.

Po kështu sa i takon sistemit të alarmit vendimi përcakton se duhet të jetë i lidhur në nivel qendror dhe vendor për të lajmëruar në rast problematikash sallën e komandimit apo informacionit në Policinë e Shtetit.

Vendimi përcakton gjithashtu se sipërfaqja ku ushtrohet aktiviteti ruhet 24 orë pa ndërprerje nga subjekti i ngarkuar për ruajtjen dhe sigurinë fizike që përfshin dhe shërbim reagimi me grup verifikimi sinjalesh. Për rastet kur kultivimi kryhet në ambiente të hapura ose të mbrojtura rrethohet nga jashtë me mur betoni të qëndrueshëm me trashësi të paktën 25 (njëzet e pesë) cm dhe lartësi 4 m nga toka, mbi të cilin vendoset tel me gjemba.

Një tjetër element është ai i portave të sigurisë që do të jenë hekuri dhe ku do të mund të kalojnë vetëm persona që kanë autorizim aksesi.

Porta e hyrjes kontrollohet nga personel i autorizuar për sigurinë, i cili mban evidencë për çdo hyrje-dalje të personave, automjeteve dhe mallrave.

Vendimi përcakton se skema e sigurisë së objektit, së bashku me procedurat e sigurisë, planin e dislokimit dhe transportin e sigurt të cannabis-it përgatitet nga drejtuesi teknik i subjektit të ngarkuar për ruajtjen e sigurinë fizike dhe miratohet nga shefi i Komisariatit të Policisë të juridiksionit ku ndodhet objekti dhe hartohet në 4 (katër) kopje origjinale, të cilat i vendosen në dispozicion nga 1 (një) kopje subjektit, Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (Agjencia), subjektit të ngarkuar për ruajtjen dhe sigurinë fizike dhe Komisariatit të Policisë të juridiksionit ku ndodhet objek.

I njëjti ndalet edhe tek transporti dhe siguria që duhet të ketë ky proces ku në pikën e parë nënvizohet se transporti i bimës, nënprodukteve dhe produkteve të saj duhet të kryhet me mjete të mbyllura që sigurojnë që ato të mos jenë të dukshme ose të identifikueshme nga jashtë automjetit dhe duhet të shoqërohen me procesverbalin përkatës për sasinë dhe llojin e produktit që transportohet.

“Transporti i bimës, nënprodukteve dhe produkteve të saj të destinuara për përdorim mjekësor, të prodhuara nga bima e cannabis-it nga prodhuesi i licencuar, duhet të bëhet me mjete transporti të tilla që të sigurojnë ruajtjen e barit në temperatura as më të larta e as më të ulëta sesa ajo që thuhet në etiketim ose fletudhëzuesin e barit” thuhet në vendim. Makinat duhet të jenë të pajisura me GPS teksa për çdo raste lëvizje të bimës apo fidanit duhet të lajmërohen strukturat shtetërore 5 ditë para.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BSH propozon ulje të ndjeshme të interesit maksimal të kredive konsumatore
Artikulli tjetër Çfarë është Phos-Chek, substanca e kuqe që po hedhin aeroplanët për të luftuar flakët në Los Angeles

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.