KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mediat italiane: Rama vuri në siklet Melonin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mediat italiane: Rama vuri në siklet Melonin
AktualeKomentKryesorePolitike

Mediat italiane: Rama vuri në siklet Melonin

Përditësimi i fundit: 16 Janar, 2025 10:44 am
127 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama ia doli që të zinte edhe një herë faqet e para të mediave italiane. Jo për marrëveshjen trepalëshe Shqipëri – Itali – Emirate për lidhjen nënujore energjetike që do të përshkojë Adriatikun, por për skenat e tij. është bërë viral gjesti i kreut të qeverisë shqiptare që u ul në gjunjë përpara kryeministres italiane.

Meloni e vlerësoi gjestin, por sipas mediave italiane e ftoi me shaka Ramën që të mos e tepronte me entuziazmin duke u shprehur: “Duhet ta ndalosh këtë histori”. Rama vijoi me të vetën duke ia kthyer: “Madhëria e saj…”.
Në dorë kishte një pako me dhuratën e tij për ditëlindjen e 48-të të kryeministres italiane. Ajo i pranoi urimet e ditëlindjes me buzëqeshje dhe falënderime duke shtuar: “Çfarë personazhi që je!”.

Dhurata e Ramës për Melonin ishte një shall i madh mëndafshi me stampa gri dhe të zeza që paraqesin imazhe nga kultura popullore shqiptare. Aksesori është bërë nga një prodhues italian i zhvendosur në Shqipëri. Një moment më vonë, Rama mori shallin dhe e përdori për të mbuluar flokët e saj sikur të ishte hixhab.

Meloni qeshi përsëri. Më pas Edi Rama u kërkoi gazetarëve të këndojnë një këngë të gëzuar për ditëlindjen e mikes së tij.

“A je këtu për t’i kënduar asaj ditëlindjen, apo jo?” e pyeti Rama gazetarin, por Meloni e ndaloi menjëherë duke buzëqeshur: “Mos më turpëro”. Meloni ia kaloi shallin elegant sekretares së saj private Patrizia Scurti.

Rama bëri shaka me gazetarët për “intimitetin e tij në çift” me Giorgia Melonin dhe për interesin e “rivalëve” të tij, miliarderit Elon Musk dhe presidentit indian Narendra Modi.

Meloni dhe Musk u bënë kohët e fundit pjesë e një videoje “fake” që tregonte ata duke u puthur. Ndërsa shtypi indian muajt e fundit ka spekuluar për një flirt të supozuar mes Melonit dhe Modit, madje duke e pagëzuar “çiftin” me emrin “Melodis”.

“Rivalët e mi? Musk? Modi? Ata vijnë e ikin… Unë mbetem!”, – u tha me shaka Rama gazetarëve italianë.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë

Policët kërcënohen me masa disiplinore/ Nuk dhanë informacion për organizatorët dhe financuesit e protestave

4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

“Evolve Tower”, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë tek Rruga e Elbasanit

Nga një dron për çdo fermer

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euroshe Rama–Meloni, me arabët?
Artikulli tjetër Sekreti prapa suksesit të gjigantit kinez të tekstilit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Gjyq publik” për protestuesit, prezumim pafajësie për pushtetin
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 26 Tetor, 2026
Arrestimet abuzive/ Gjykata liroi menjëherë rreth 80 përqind të studentëve protestues
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Tenderat abuzivë të Fondit të Zhvillimit shkatërrojnë Sarandën
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Behxhet Pacolli paraqitet në SPAK, bashkë me avokatin
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.