KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Detajet që fsheh aksidenti i Martin Manes dhe hetimi që shkaktoi panik në polici
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Detajet që fsheh aksidenti i Martin Manes dhe hetimi që shkaktoi panik në polici
AnalizeFokusOpinionSociale

Detajet që fsheh aksidenti i Martin Manes dhe hetimi që shkaktoi panik në polici

Përditësimi i fundit: 16 Janar, 2025 12:00 pm
213 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në 24 orët e fundit, po qarkullon informacioni sikur efektivi i Policisë Rrugore i vetëdëmtuar dhe plagosur aktualisht Azbi Spahiu, është bërë viktimë e një plani të supozuar për mbulimin e aksidentit që u shkaktua nga Martin Mane, i biri i sipërmarrësit të njohur Samir Mane.

Hashtag.al ka bërë disa interesime për të kuptuar dhe eksploruar nëse ngjarjet janë të lidhura. Sipas informacionit të marrë, rezulton se efektivi 57-vjeçar Azbi Spahiu është ndër më profesionalët, më të vjetrit dhe më korrektët në Policinë Rrugore të kryqeqytetit.

Ai së bashku me dy kolegë u ndodh në patrullën që administroi aksidentin pa pasoja jete të shkaktuar nga Martin Mane në rrugën “Xhorxh Bush”, ku Martin Mane pasi humbi kontrollin e mjetit, goditi me mjetin e tij dy automjete të tjera të parkuara.

Rrethanat e ngjarjes sugjerojnë se Martin Mane është ndaluar nga patrulla jo më shumë se 200 metra nga vendi i aksidentit dhe jo në kushtet e ikjes nga vendi i ngjarjes, por në një distancë me vendin e ngjarjes dhe i tronditur duke bërë rrotullime rreth zonës me makinë.

Nga informacioni i deritanishëm i sigururuar nga Hashtag.al rezulton se Martin Manes nuk i është bërë test alkooli dhe nga eprorët e efektivit Azbiu Spahiu, pasi është mësuar se cili ishte shkaktari i aksidentit, është kërkuar arrestimi i menjëhershëm i tij.

Azbi Spahiu bashkë me dy kolegët e tij për afro 20 minuta kanë komunikuar me telefon dhe kanë replikuar me eprorët duke këmbëngulur se në praktikën e punës dhe Kodin Rrugor nuk parashikohej arrestimi i personit në këto rrethana. Megjithatë nga eprorët është kërkuar që Mane të arrestohej për motive të paditura deri në këtë moment.

Të gjendur përballë këmbënguljes së eprorëve, tre efektivët e patrullës i kanë hedhur prangat Martin Manes, ndonëse ndaj tij nuk ishte bërë test alkooli, ndonëse skeda e tij si shofer nuk kishte asnjë precedent apo rast të mëparshëm problematik përveç gjobave të parkimit.

Ngarja ka marrë një kthesë dramatike kur në lojë ka hyrë prokuroria. Prokurori i çështjes ka evidentuar se arrestimi ishte në tejkalim të kompetencave dhe rrethanave që imponon Kodi Rrugor. Prokurori ka urdhëruar AMP-në policore që të nisë hetim të brendshëm, për të kuptuar dhe zbuluar pse u dha një masë kaq e ashpër ndëshkuese, ndërsa rrethanat nuk e justifikonin. Ky ishte momenti kur eprorët e efektivit Azbi Spahiu kuptuan se mund të kishin një problem.

Ky është momenti kur këta eprorë kanë kontaktuar tre policët e patrullës dhe u kanë kërkuar që të merrnin  përsipër përgjegjësinë për arrestimin e paligjshëm.

Të tre policët u gjendën para një paradoksi, sepse pikërisht atyre që këmbëngulën se arrestimi ishte i paligjshëm, iu kërkua në mënyrë informale të merrnin përsipër arrestimin.

Këto janë të dhëna dhe informacionet e mbledhura deri në këtë moment nga Hashtag.al, ndërsa hetimi i AMP-së dhe gama akoma më e gjerë e hetimit të prokurorisë ka shansin të zbulojë edhe detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Thelbi i ngjarjes duket se fshihet pikërisht në SMS-në që efektivi Azbi Spahiu u ka dërguar famijarëve, ku para se të vetëhidhej nga godina shkruajti se, donin t’i shkatërronin karrierën me presione dhe lojëra.

 

Marrë nga Hashtag.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

26 Tetor, 2026

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024-ën
Artikulli tjetër Senatorët amerikanë ngrenë shqetësime për bizneset e familjes Trump

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.