KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Flinte në stacionin e trenit, sot histori suksesi. Prestigjiozja italiane artikull për shqiptarin 33-vjeçar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Flinte në stacionin e trenit, sot histori suksesi. Prestigjiozja italiane artikull për shqiptarin 33-vjeçar
FokusOpinionSociale

Flinte në stacionin e trenit, sot histori suksesi. Prestigjiozja italiane artikull për shqiptarin 33-vjeçar

Përditësimi i fundit: 21 Janar, 2025 12:07 pm
127 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Endrit Rustemi, i lindur në Fier, në vitin 1991, mbërriti në Itali në moshën 9-vjeçare me nënën dhe dy motrat e tij, përcjell albinfo.ch.

Muajt e parë i kaloi në Milano duke fjetur në Stacionin Qendror. Më pas, falë ndërhyrjes së shërbimeve sociale, ai shkon të jetojë në një komunitet të miturish në Brescia, ku rritet dhe edukohet deri në moshën madhore.

Menjëherë pasi bëri picën e tij të parë dhe i joshur nga brumi, ai filloi të punojë si picier vetëm në moshën 17-vjeçare, derisa hapi restorantin e tij në Brescia, pasi kishte punuar për marka të ndryshme në Milano, Bergamo dhe qytete të tjera italiane.

Tani në moshën 33-vjeçare dhe baba i dy fëmijëve, ai tregon historinë e tij të dashurisë me picën dhe me atë “shkopin” e përgatitjes së tyre, të cilin e mban me vete prej 10 vitesh. Ndonëse me kalimin e kohës i është dashur ta riparojë disa herë, por ai e konsideron si diçka tepër të bukur për ta bërë.

A e ndryshoi vërtet pica jetën tuaj?

Po, më shpëtoi siç u ndodh shpesh shumë njerëzve që i afrohen botës së kateringut.

Por si u bëtë një kuzhinier picash?

Mendoj se ka qenë fati, sepse që në fëmijëri, në Shqipëri, me gjyshen, më pëlqente të përgatisja brumin me aq mundësi sa kishim, në një situatë shumë të vështirë. Dhe menjëherë rashë në dashuri me brumin dhe aromën, të njëjtat që gjeta dhe e gjej veten te çdo picë. Më pas, mundësia e punës sime të parë në një piceri, pas 8 vitesh në një komunitet për të mitur, ishte një përvojë profesionale që la gjurmë tek unë përgjithmonë si shef i një picerie.

E mbani mend “takimin” e parë me picën?

Po, këtu në Itali. Njohja në atë pjatë aromat dhe shijet që ndjeja me gjyshen. Ishte një zhytje në të kaluarën, në kuzhinën e fëmijërisë sime, kështu që menjëherë rashë në dashuri me të. Dhe jam ende super i dashuruar me të.

Por cili është sekreti i një pice të mirë? Po në veçanti për picën tuaj, a mund të na thoni?

Vetë brumi i picës është shumë i thjeshtë. Sigurisht që në nivel profesional ka studime pas brumërave, produkteve, miellrave, por për mendimin tim duhet të punohet gjithmonë për thjeshtësinë, sepse thjeshtësia është gjithmonë gjëja më e vështirë për t’u arritur. Sekreti te pica ime? Nuk më pëlqen frigoriferi, përdor vetëm miell të grurit të butë plus Nobligrano në një raport 70/30. Të gjitha miellrat e krijuara posaçërisht për mua, më sjellin produktin final.

Cila është pica juaj e preferuar? Cila është më e kërkuara në menunë tuaj?

E preferuara ime është marinara. Një picë e thjeshtë në vetvete, siç është stili im. Po ashtu edhe margherita. Më e kërkuara nga klientët e mi? Margherita është gjithmonë mbretëresha.

Po të mos kishte qenë shef picash, kush do të ishte Endriti sot?

Gjithmonë e pyes veten për këtë. Nuk kam bërë asnjë punë tjetër në jetën time. Mund të vazhdoj dhe të provoj përsëri në botën e kateringut dhe pastiçerisë. Më pëlqen të eksperimentoj, por gjithmonë dua t’i kem duart me brum.

 

Marrë nga Tgcom24.it

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Publikohet lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim, në vitin 2025
Artikulli tjetër Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, publikohet propozimi i PD-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.