KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vazhdojnë mosmarrëveshjet pozitë-opozitë në Mal të Zi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vazhdojnë mosmarrëveshjet pozitë-opozitë në Mal të Zi
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Vazhdojnë mosmarrëveshjet pozitë-opozitë në Mal të Zi

Përditësimi i fundit: 23 Janar, 2025 10:18 am
131 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Opozita në Mal të Zi ka deklaruar, se se nuk do të lejojë mbajtjen e seancës së Kuvendit deri sa të anulohet vendimi për vendimi për pensionimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Dragana Gjuranoviq , që sipas saj është i paligjshëm, po ashtu opozita kërkon nënshkrimin e një marëveshtjeje për mos ndryshimin e Kushtetutës në fushën e çështjeve të identitetit dhe as Ligjin për shtetësinë. Ndryshime që kërkojnë partitë e ish-Frontit Demokratik prorus, i udhëhequr nga Andrija Mandiq.

Konkretisht, ato kërkojnë që serbishtja të bëhet gjuhë zyrtare, duke u barazuar kështu me gjuhën malazeze, dhe liberalizim të shtetësisë, përkatësisht që t’u mundësohet edhe shtetasve të vendeve fqinje të bëhen shtetas malazezë. Përveç opozitës, këto kërkesa i kanë kundërshtuar edhe partitë shqiptare në qeverinë e Malit të Zi.

Autoriteti i kuvendit në pikëpyetje?

Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq tha, se opozita me veprimet e saj po vë në pikëpyetje autoritetin e  Kuvendit: ,,Autoriteti i këtij parlamenti vihet në pikëpyetje nga kjo sjellje, por qytetarët duhet ta dinë se shumë do të dëmtohen nëse nuk e miratojmë buxhetin.,,

Ai paralajmëroi se deputetët që u ngritën nga vendet e tyre, do të marrin masa ndëshkuese me shkrim, por nuk specifikoi se kur do të vazhdojë seanca. Ndërkohë mësohet, se kryeparlamentari ka ftuar edhe njëherë opozitën në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën në vend.

BE-ja e gatshme të ofrojë ndihmë

Bllokimi i punimeve në Kuvendin e Malit të Zi u diskutua edhe gjatë vizitës zyrtare të komisioneres evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në Mal të Zi, e cila ofroi ndihmën e Komisionit Evropian për normalizimin e punës së Kuvendit. Delegacioni i BE-së propozoi përfshirjen e Komisionit të Venecias në zgjidhjen e krizës kushtetuese dhe parlamentare.

Edhe pse Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) nuk e refuzoi publikisht këtë propozim, kryeministri malazez, Millojko Spajiq, e akuzoi atë për aktivitete antievropiane. Njohës të situatave politike thonë, se kemi të bëjmë me një krizë të re kushtetuese dhe se ajo vështirë se mund të zgjidhet pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. E tëra kjo po ndodh në momentin kur Mali i Zi ka mbyllur dhe tre kapituj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

217 persona në burg pas protestave të dhunshme në Francë

Rama nis “spastrimet” në administratë, kërkon dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Tre ditë para zgjedhjeve në Serbi/Studentët “pushtojnë” Beogradin

Pentagoni krijon agjenci sekrete për të sabotuar teknologjitë e rivalëve

Telefoni i hakeruar i Jared Kushner zbuloi negociata dhe transferta mbi 700 mln dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zelensky: 200 mijë paqeruajtës duhen për mbështetjen e armëpushimit
Artikulli tjetër Italianët, “adhuruesit” më të mëdhenj të Shqipërisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tërmet i fuqishëm 7 ballë në Tibet/ Të paktën 16 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 23 Tetor, 2026
Digjet një makinë në Vlorë, në pranga porositësi dhe autori i dyshuar
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 23 Tetor, 2026
Merz dënon dhunën në protesta dhe retorikën përçarëse
Analize Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
SHBA/ Kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë, të afërt me Vuçiçin
Analize Bota Fokus Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.