Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Ansatas Janullatos mbërrin sot në Tiranë.
Nisja e arkëmortit u bë ditën e djeshme rreth orës 10:00 nga Katedralja e Athinës, ndërsa do të hyjë në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.
Ndërsa, në emër të Kishës së Greqisë, do të jetë i pranishëm nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Agios Vlasios Ierotheos.
Gjatë rrugës do të ketë ndalesa në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale shqiptare.
Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.
Mediat helene shkruajnë se Krkyeministri Kyriakos Mitsotakis do të jetë në Tiranë të enjten për të marrë pjesë në funeralin për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos.
Kujtojmë se pas vdekjes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shpalli zi kishtare për pesë ditë, nga 25 Janari deri më 29 Janar.
Marrë nga Syri.net