KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turqia shpreson se do të ketë shumë punë në Siri në rindërtimin e vendit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Turqia shpreson se do të ketë shumë punë në Siri në rindërtimin e vendit
AnalizeBotaEkonomiRajoniZhvillim

Turqia shpreson se do të ketë shumë punë në Siri në rindërtimin e vendit

Përditësimi i fundit: 30 Janar, 2025 9:15 am
122 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Pas përfundimit të luftës në Siri, Turqia u pozicionua si fituese politike. Ekonomia turke shpreson se do të ketë shumë punë në Siri në rindërtimin e vendit.

Që nga fillimi i luftës civile siriane, Turqia ka pritur më shumë se tre milionë refugjatë sirianë. Numri më i lartë u regjistrua në vitin 2021, kur në vend ishin të regjistruar rreth 3.8 milionë sirianë. Aktualisht janë rreth 2.9 milionë refugjatë të regjistruar në Turqi. Sipas ministrit të Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, midis 2016 dhe 2024, rreth 730.000 sirianë ukthyen në atdheune tyre.Që nga fillimi i protestave kundër regjimit të Assadit në vitin 2011, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka qëndruar qartë në anën e opozitës siriane. Ajo vazhdoi punën e saj nga mërgimi në Turqi, ndërsa ekonomia turke përfitoi nga refugjatët si fuqi punëtore e lirë. Studentët sirianë lejohen të studiojnë në universitetet turke.

Pavarësisht krizave të shumta politike dhe ekonomike në Turqi, Ankaraja ka vazhduar të mbështesë opozitën siriane, edhe pse opinioni publik në vend është zhvendosur dhe rezistenca ndaj refugjatëve sirianë është rritur. Pas 14 vjetësh, qeveria e AKP-së tani dëshiron të korrë frytet e përpjekjeve të saj.
Kompanitë turke presin kontrata fitimprurëse

Sipas Abdallah Al Dardari, drejtor rajonal i Programit të Zhvillimit të OKB-së (UNDP) për Shtetet Arabe, prodhimi i brendshëm bruto i Sirisë është ulur nga 62 miliardë dollarë në vetëm 8 miliardë dollarë. Varfëriau rrit nga 12 në 65 për qind. Sipas tij, rindërtimi do të kushtojë rreth 400 miliardë dollarë.

Duke pasur parasysh këtë sfidë të madhe, Ankaraja shihet si një vend kyç për të marrë pjesë në rindërtimin e Sirisë. Qeveria turke tashmë ka marrëdhënie të mira me autoritetet e reja në Damask dhe shpreson të angazhohet në sektorë të tillë si energjia, çeliku, ndërtimi, tekstilet, mobiljet, industria kimike dhe produktet ushqimore.

Mustafa Gültepe, kryetar i Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TİM), thekson para së gjithash nevojën për ndihmë humanitare. “Siria është në fund fare, nga pikëpamja sociale dhe ekonomike, sepse gati një e treta e popullsisë ka ikur jashtë vendit.” Rivendosja e stabilitetit politik do të marrë shumë kohë. “Prandaj, ekonomia turke duhet së pari të fokusohet në ndihmën për rindërtimin e infrastrukturës së nevojshme në Siri,” tha Gültepe. “Çfarëdo që fqinji ynë ka nevojë, ne do të jemi të lumtur ta ofrojmë”, thotë ai.

Eksporti turk

Para fillimit të luftës civile, vëllimi tregtar midis Turqisë dhe Sirisë ishte 1.5 miliardë dollarë amerikanë. Synimi ishte rritja e tij në pesë miliardë. Por pasi Erdogan u rreshtua në anën e opozitës, marrëdhëniet me regjimin e Assadit u përkeqësuan dhe ky qëllim u bë i paarritshëm.

Megjithatë, marrëdhëniet ekonomike nuk janë ndërprerë plotësisht. Midis 2021 dhe 2023, eksportet turke në Siri i kaluan dy miliardë dollarë amerikanë në vit. Vitin e kaluar, produktet më të eksportuara ishin drithërat, produktet kimike, elektronika, çeliku dhe prodhimet e detit. Gültepe beson se pas formimit të një qeverie të qëndrueshme në Siri, marrëdhëniet ekonomike do të kenë rritje të ndjeshme.

Potenciali i industrisë turke të çelikut

Industria turke e çelikut sheh një potencial të madh edhe në rindërtimin e Sirisë. Veysel Yayan, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Turke të Prodhuesve të Çelikut, vlerëson se për rindërtimin do të nevojiten nga dy deri në tre milionë tonë çelik. Çeliku është vendimtar për infrastrukturën dhe afërsia gjeografike e Turqisë dhe industrisë së saj të çelikut mundëson avantazhe logjistike dhe kursime. Fabrika e madhe e çelikut në Iskenderun është vetëm 400 kilometra larg Sirisë.

Planet për rritjen ekonomike

Edhe pse kompanitë turke shohin potencial të madh në tregun sirian, ato aktualisht janë ende të kujdesshme. Projektet e reja janë planifikuar të nisin në pranverë, me kusht që qeveria e përkohshme të sigurojë njëfarë stabiliteti deri atëherë. Në fazën e parë, kompanitë turke planifikojnë të bashkëpunojnë me partnerët vendas, veçanërisht ata që kanë marrëdhënie të mira me regjimin e ri. Këta partnerë do të shërbejnë si një urë lidhëse dhe do të ulin rreziqet për investitorët turq.

Murat Akyüz, president i Grupit të Eksportuesve Kimike të Stambollit, i konsideron të kthyerit në Siri partnerë të rëndësishëm për firmat turke. “Ata njohin tregun turk dhe atë sirian dhe mund të shërbejnë si një lidhje midis dy vendeve”, tha Akyüz.

Qeveria mbështet rivendosjen e marrëdhënieve

Qeveria turke po tregon interes të madh për rivendosjen e shpejtë të marrëdhënieve ekonomike me këtë vend. Ministri i Energjisë Alparslan Bayraktar së shpejti do të vizitojë Damaskun për të eksploruar mundësitë për bashkëpunimin energjetik. Ministri i Tregtisë Ömer Bolat ka dërguar tashmë zëvendësin e tij Mustafa Tuzcu në Damask për negociata për forcimin e bashkëpunimit. Sipas deklaratave të qeverisë, negociatat rezultuan me marrëveshje të shumta, të cilat duhet të lehtësojnë tregtinë dhe investimet mes dy vendeve.

Vështirësi për shkak të masave të reja doganore

Megjithatë, masat e fundit doganore nga qeveria e përkohshme siriane po lënë nën hije pritjet e eksportuesve turq. Me standardizimin e procedurave doganore në të gjithë kufijtë, taksat doganore për produktet turke janë rritur deri në 500 për qind, duke ulur ndjeshëm konkurrencën e produkteve turke në tregun sirian.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Hierarkia e pagave të zyrtarëve të lartë në Shqipëri

Botoxi kontrabandë/ Si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria

Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?

Vendi i varfër i Europës, e shet naftën 2.8 dollarë për litër

Pas problemeve me qeverinë në shtëpi, 4iG vendos të listohet në Nasdaq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kuvendi mblidhet në seancë plenare
Artikulli tjetër Shqipëria mes katër vendeve europiane me rënien më të lartë të numrit të fëmijëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nafta, 70 lekë më shumë se në rajon/ Konfindustria kërkesë për qeverinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
OVL e UÇK-së thërret protestë popullore nesër në Prishtinë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Dënimet e Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, përplasen me policinë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.