KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përmbytja e Bunecit, “hidrocentrali i dy Vasilëve” shkarkon administratorin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Përmbytja e Bunecit, “hidrocentrali i dy Vasilëve” shkarkon administratorin
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinion

Përmbytja e Bunecit, “hidrocentrali i dy Vasilëve” shkarkon administratorin

Përditësimi i fundit: 30 Janar, 2025 11:09 am
151 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Vetëm pak ditë pasi hidrocentrali i Sasajt, i konsideruar nga banorët e Jugut edhe si “hidrocentrali i dy Vasilëve”, përmbyti një pjesë të konsiderueshme të zonës së Bunecit, pranë Lukovës, kompania koncesionare e këtij impianti ka shkarkuar administratorin e saj.

Në 22 janar 2025, kompania “Wonder” në pronësi të Vasil Gjikës, e cila zotëron 100 përqind të aksioneve të shoqërisë koncesionare “Energo-Sas”, ka vendosur shkarkimin nga detyra të administratorit Vangjel Ngjelo.

Administratori Ngjelo ka mbajtur prej vitesh këtë pozicion në shoqërinë koncesionare. Ai është emëruar për herë të parë në vitin 2012 dhe, në vitin 2022 kishte marrë riemërimin e radhës, që përfundonte në vitin 2027.

Por, pas shkatërrimit të murit rrethues të ujëmbledhësit të Sasajt, duket se ortaku i vetëm i kompanisë ka vendosur të shkëpusë zyrtarisht marrëdhëniet e administrimit me Ngjelon, sidomos pas faktit se administratori tashmë i larguar është vendosur nën hetim nga autoritetet ligjzbatuese, pas incidentit me ujëmbledhësin e Sasajt.

Shkatërrimi i digës

Diga e Hidrocentralit në Bunec të Lukovës ka shpërthyer mesditën e 16 janarit 2025 dhe, për rrjedhojë, u bllokua rruga nacionale Sarandë – Himarë. Në një njoftim të parë për ngjarjen, Policia deklaroi se “Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje”.

Gjithashtu, Policia informoi qytetarët se duhet të shmangin kalimin në atë aks rrugor, pasi ishin identifikuar problematika dhe dëmtime të shumta në zonë.

Ministria e Mbrojtjes dha gjithashtu disa detaje të para pas shkatërrimit të murit të ujëmbledhësit të Sasajt.

“Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje. Nuk ka probleme në njerëz”, thuhet në njoftimin e Ministrisë se Mbrojtjes.

Po ashtu Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës

Një ditë pas ngjarjes, Policia e Shtetit njoftoi se kishte nisur procedimin penale ndaj administratorit të shoqërisë koncesionare “Energo-Sas”, Vangjel Ngjelo.

Policia njofton se ka nisur procedim penal për administratorin e hidrocentralit, Vangjel Ngjelo.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin Vangjel Ngjelo, 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”, thuhet në njoftim të shpërndarë në 17 janar 2025.

Historia e hidrocentralit të “dy Vasilëve”

Për banorët e Bregut, hidrocentrali i Sasaj, i cili përmbyti të Enjten e 16 janarit 2025 një pjesë të zonës së Bunecit, në Lukovë, quhet ndryshe edhe “hidrocentrali i dy Vasove”, referuar dy pronarëve jetëgjatë të projektit koncesionar, Vasil Naçi dhe Vasil Gjika.

Megjithatë, prej korrikut të vitit 2024, përcaktimi “dy Vasot” nuk ekziston më, pasi kompania “Agna” e Naçit ka shitur të gjithë aksionet tek shoqëria “Wonder” e Gjikës.

Projekti koncesionar është ideuar që në vitin 2003, në kohën e qeverisë së Fatos Nanos. Procedurat kanë vijuar më tej në qeverinë e Sali Berishës dhe punimet kanë nisur gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Në 18 shtator të vitit 2003, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 634, “Për miratimin e fillimit të procedurës së ndërtimit me koncesion të Hidrocentralit të Sasaj”.

Në 23 korrik 2004, qeveria miratoi Marrëveshjen e Koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit Sasaj, me palë Ministrinë e Ekonomisë dhe konsorciumin e shoqërive që krijuan kompaninë “Energo-Sas”.

Ortakët fillestarë të “Energo-Sas” ishin Sadik Llapashtica me 49 përqind të aksioneve dhe shoqëria “Wonder” në pronësi të Vasil Gjikës, me 51 përqind.

Në vitin 2008, Llapashtica dhe “Wonder” i shesin një pjesë të aksioneve të tyre tek “Agna” sha e Vasil Naçit.

Në Shkurt të vitit 2014, ortaku Sadik Llapashtica shet të gjithë aksionet e tij tek “Energo-Sas” dhe “Agna” e Vasil Naçit shndërrohet në ortakun maxhoritar, me 56 përqind të aksioneve.

Në Prill të vitit 2024, “Agna” i shet të gjithë aksionet e saj tek ortaku tjetër, “Wonder”, për një vlerë prej 5.7 milionë euro, sipas kontratës së konsultuar nga “Boldnews.al”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Projekti ‘Smart City’ ngre kambana alarmi për survejim masiv në Shqipëri
Artikulli tjetër AKSHI kopshti privat i Edi Ramës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.