KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BIRN: Faqja anonime në Instagram shpërndan dezinformimin për Lëvizjen Bashkë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > BIRN: Faqja anonime në Instagram shpërndan dezinformimin për Lëvizjen Bashkë
AktualeKryesoreOpinionPolitike

BIRN: Faqja anonime në Instagram shpërndan dezinformimin për Lëvizjen Bashkë

Përditësimi i fundit: 1 Shkurt, 2025 3:16 pm
146 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

“Çdo gjë është e qartë, Sali Berisha dhe Arlind Qorri janë bashkë,” deklaron një video e shkurtër – e njohur në zhargonin e medias sociale si ‘reel’, e postuar në Instagram më 20 Janar, ditën kur Lëvizja Bashkë thirri një protestë përpara Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë për të kërkuar transparencë për tentativën e vetëvrasjes së punonjësit të policisë që arrestoi djalin e biznesmenit Samir Mane.

Postimi shoqërues i videos nënvizonte se Berisha dhe Qori – mbiemri i të cilit është me r të butë, janë dy fytyrat e së njëjtës monedhe dhe po e tallin publikun duke “i hedhur hi syve”.

“Përdorin hallet tona për pushtet, na bëjnë të dalim në rrugë për interesat e tyre,” theksonte postimi, ndërsa bënte thirrje ndaj publikut të mos bjerë prehë e mashtrimit, ndërsa shtonte se “këta janë profesionistë të mashtrimit, jo të politikës.”

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është akoma disa muaj larg; megjithatë, në platformat e rrjeteve sociale komunikimet dhe reklamat politike që shenjestrojnë votuesit, brenda dhe jashtë vendit, janë shtuar.

Video e postuar kundër Arlind Qorit më 20 janar ishte vetëm një episod hapës i një fushate të mirëfilltë dezinformimi të nisur nga faqja anonime “Gënjejmë Bashkë‘ në Instagram.

Në 10 ditët e fundit, kjo faqje e themeluar në gusht 2024, e cila ka ndryshuar të paktën një herë emrin dhe ka vetëm 307 ndjekës, ka arritur më shumë se 86,157 shikime me të paktën 16 postime kundër Lëvizjes Bashkë dhe liderit të saj. Në të paktën një rast, ajo ka përdorur reklamë, e cila është fshirë nga Meta – kompania mëmë e Instagramit, për shkak se nuk ishte klasifikuar nga reklamuesi si reklamë politike.

Qori i tha BIRN se nuk mund ta thonte me siguri se kush qëndronte pas faqes dezinformuese, por ai theksoi se ajo kishte marrë për titull fyerjen që Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka shprehur kundër Lëvizjes BASHKË.

“Nuk di ta them me siguri se kush qëndron pas saj, por me siguri janë kundërshtarët tanë politikë ose oligarkët ekonomikë,” tha ai.

“Fakti që kjo faqe është krijuar pas thirrjes së protestave nga Lëvizja Bashkë për të kërkuar transparencë për rastin e policit Azbi Spahiu është domethënës,” shtoi Qori.

Protesta e 20 janarit u thirr nga Lëvizja Bashkë për të kërkuar transparencë nga Policia e Shtetit në lidhje me shkaqet e mundshme që shtynë në tentativë vetëvrasje policin Azbi Spahiu, i cili ishte përfshirë në arrestimin e djalit të biznesmenit Samir Mane.

Në postimet e saj, faqja e Instagramit “Gënjejmë Bashkë’, me të tjerash pretendon pa referuar fakte se, polici Azbi Spahiu ka nisur një procedim penal ndaj Qorit për organizimin e një mitingu të paligjshëm nën emrin e tij, dhe se ky i fundit ishte duke ngrënë dhe duke pirë me kolegët, ndërsa Lëvizja Bashkë protestonte përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë.

Faqet anonime si “Gënjejmë Bashkë’ njihen në internet si llogari ‘sock puppet’ [kukull me çorape], një llogari e rreme, identitet i rremë ose profil i fshehtë që përdoret për të manipuluar opinionin publik.

Kjo nuk është hera e parë që faqe anonime përdoren në rrjetet sociale për të shpërndarë dezinformim gjatë fushatave zgjedhore në Shqipëri.

Në zgjedhjet parlamentare të viti 2021, BIRN zbuloi se pesë faqje anonime në Facebook, bënë fushatë kundër opozitës duke regjistruar 51.44 milionë shikime nëpërmjet reklamave politike. Publikimi i këtyre të dhënave u shoqëruar me thirrje nga organizata që monitorojnë integritetin e zgjedhjeve për rregullim e reklamave të palëve të treta në media sociale.

Qori i tha BIRN se nuk e kishin raportuar faqen në platformën për shkelje të standardeve komunitare të Instagram për shpërndarje të lajmeve të rreme, sepse nga përvoja e mëparshme, me fushata sulmesh dhe shpifjesh kundër Lëvizjes Bashkë kanë kuptuar se raportimi i këtyre rasteve nuk sjell efektin e pritshëm.

“Sa herë qeveria dhe oligarkët ndjejnë efektet e opozitës parimore që bën Lëvizja Bashkë, dalin në sipërfaqe faqe dhe mesazhe të tilla,” tha ai, ndërsa shtoi se jemi të mësuar dhe të përgatitur për fushata dezinformuese.

“Gjithsesi, presim edhe më keq nga kundërshtarët tanë dhe mbetemi me parimin se e vërteta do të na bëjë të lirë të gjithëve,” përfundoi kryetari i Lëvizjes Bashkë.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

RTSH në krizë financiare, por shpenzon 7 milionë lekë për një emision gatimi

Rama publikon listat e protestuesve “problematikë”

Gropë 94.5 milionë euro me dëmet e papaguara, sigurimet zvarrisin dëmshpërblimet

Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

Berlini shtetëzon me force 150 mijë apartamente nga privatët, për të ulur qiratë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BIRN: Plani i madh i kryeministres italiane has në pengesa
Artikulli tjetër Presidenti i ri i Sirisë: Kriminelët që derdhën gjakun tonë, do ta paguajnë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Kastrati” dhe “Salillari” kërkesë për rritjen e çmimit të Rrrugës së Kombit, nga 5, në 8 euro
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale 23 Tetor, 2026
Rama pretendon se protestuesit u financuan nga krimi dhe forca të huaja, akuzon PD-në për dhunën
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 23 Tetor, 2026
Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
“Indianët e Woltit” të strehuar në konviktet e Kamzës/ Dyshim për trafik qeniesh njerëzore?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.