KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Maqedonia e Veriut e paralizuar, papunësia “dëbon” të rinjtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Maqedonia e Veriut e paralizuar, papunësia “dëbon” të rinjtë
AnalizeEkonomiRajoniSocialeZhvillim

Maqedonia e Veriut e paralizuar, papunësia “dëbon” të rinjtë

Përditësimi i fundit: 2 Shkurt, 2025 8:15 am
150 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Numri i personave të papunë në Maqedoninë e Veriut është rreth 100 mijë. Papunësia mbetet një nga arsyet kryesore për ikjen e popullatës në mërgim, sidomos të rinjve. Qytetarët thonë se për të gjetur punë në profesionin e tyre detyrohen të presin me vite, andaj edhe detyrohen ta braktisin vendin. Ndërsa ekspertët alarmojnë se emigracioni krijon mungesë në fuqinë punëtore të kualifikuar dhe pengon zhvillimin ekonomik.

Përmbajtja
Ç’thonë statistikat për papunësinë në vend viteve të fundit? “Me vite pres nga Agjencia e Punësimit të më thirrin, por jo” “Papunësia, sfida kryesore socio-ekonomike në RMV” 

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në tremujorin e tretë të vitit 2024, fuqia punëtore në Republikën e Maqedonisë së Veriut numëronte 796,733 persona, nga të cilët 698,411 ishin të punësuar, ndërsa 98,322 persona të papunë. Sipas këtyre të dhënave, shkalla e papunësisë ishte 12.3 përqind.

Ç’thonë statistikat për papunësinë në vend viteve të fundit? 

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave shkalla e papunësisë ka lëvizur ndër vite. Portalb.mk i vizualizoi këto të dhëna. 

“Me vite pres nga Agjencia e Punësimit të më thirrin, por jo” 

Të rinjtë dhe qytetarët ankohen se nuk mund të gjejnë punë, sidomos në profesionet e tyre. 

Një qytetar nga Kumanova na tha se ka diplomuar si profesor i gjuhës angleze por që për dhjetë vite nuk mundet të punësohet në fushën për të cilën ka diplomuar. 

“Prej vitit 2019 paraqitem te Agjencia për Punësim dhe kurrë nuk më kanë lajmëruar se ka vende të lira të punës, dhe kjo vjen si pasojë se nuk ka reagime as nga institucionet përkatëse. Duhet t’i jepet më shumë zë kur hapen vende të reja të punës dhe jo aplikimet për punë të bëhen të fshehta dhe vetëm në gjuhën maqedonase. Ky institucion është vetëm sa për sy e faqe”, tha ai.

Ai kërkon më shumë angazhim nga institucionet sepse siç thotë, në një të ardhme të shkurtë vendi jo vetëm se do të ngelet e varfër por nuk do të ketë asnjë të ri në vend.

“Edhe unë me shpresë që një ditë të emigroj si shumica e të rinjve”, tha ai. 

Një i ri nga Shkupi na tha se papunësia në vend vjen si rezultat i mungesës së investimeve, si ata të jashtme por edhe të brendshme. 

“Korrupsioni, pabarazitë, mungesa e investimeve në mënyrë të barabartë duke bërë dallime mes vendbanimeve maqedonase dhe shqiptare ndonëse të dy palët janë taksapagues dhe ata të cilët mbushin buxhetin, pastaj mungojnë zonat ekonomike të cilët në territor janë vetëm 14 që do duhej të ishin aq sa ka komuna, në mënyrë që të ketë investime në çdo komunë dhe punësime, këto janë disa nga arsyet”, tha i riu nga Shkupi. 

Derisa stacionet a autobusëve dhe aeroportet janë plotë me të rinj që largohen nga vendi, të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave nga baza e të dhënave Makstat të cilat i analizoi Portalb.mk thonë se nga viti 2014 deri më 2023 nga Maqedonia e Veriut janë larguar 3,353 të rinj nga mosha (15-34). Megjithatë ky numër besohet të jetë shumë herë më i lartë. 

“Papunësia, sfida kryesore socio-ekonomike në RMV” 

Situata e papunësisë në Maqedoninë e Veriut mbetet një nga sfidat kryesore socio-ekonomike. Kështu thotë për Portalb.mk analisti ekonomik Abil Baush. Sipas tij edhe pse normat e papunësisë kanë treguar rënie graduale në dekadën e fundit, ato janë ende të larta në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, shqetësuese mbetet papunësia te të rinjtë. Shkaqet kryesore të papunësisë sipas tij përfshijnë: strukturat ekonomike dhe transformimi industrial, ekonomia e vendit vazhdon të bazohet kryesisht në sektorë me produktivitet të ulët, si bujqësia dhe disa industri të lehta. 

“Ndërkohë, transformimi drejt një ekonomie të bazuar në teknologji dhe inovacion është i ngadaltë. Mungesa e aftësive dhe përputhshmëria në tregun e punës: Ka një hendek mes aftësive që ofron sistemi arsimor dhe kërkesave të tregut të punës, duke krijuar papunësi strukturore. Ekonomia informale: Një pjesë e madhe e fuqisë punëtore operon në sektorin informal, duke kufizuar mundësitë për punë të qëndrueshme dhe të formalizuar. Qeverisja dhe reformat e ngadalta ekonomike: Politikat për të nxitur investimet dhe për të përmirësuar mjedisin e biznesit kanë qenë të kufizuara, çka pengon hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Baush.

Sipas tij, emigracioni i të rinjve dhe papunësia janë fenomene që ushqejnë njëra-tjetrën në një cikël negativ. Baush thotë se sipas një studimi të fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), mbi 20% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut planifikojnë të emigrojnë brenda 5 viteve të ardhshme, duke theksuar mungesën e perspektivës ekonomike dhe sociale në vend.

Baush sqaroi se kjo dobëson kapitalin njerëzor të vendit dhe e bën më të vështirë krijimin e një ekonomie konkurruese.

Kujtojmë që në vitin 2024 Enti Shtetëror i Statistikave bëri të ditur se në bazë të të dhënave nga Sondazhi për të ardhurat dhe kushtet e jetesës, i cili është zbatuar sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian, shkalla e varfërisë në vitin 2021 ishte 23 përqind. 

Komisioni Evropian në Raportin e vitit 2024 të progresit vlerësoi se Maqedonia e Veriut ka arritur përparim në fushën e politikës sociale dhe punësimit, por sërish mbetet me përgatitje mesatare. Shkalla e papunësisë është ulur dhe përfitimet e ndihmës sociale janë rritur, ndërsa shkalla e varfërisë ka rënë, megjithatë ajo mbetet ende e lartë.

Ngjashëm edhe te pjesa e të rinjve, Raporti theksoi se RMV-ja duhet të zbatojë strategjinë e aktivizimit të tregut të punës për të rinjtë. KE-ja theksoi se kapaciteti i Agjencisë për Punësim duhet të përmirësohet më tej. 

 

Marrë nga Portalb.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe
Artikulli tjetër Trump vendosi tarifa, Kanadaja, Meksika dhe Kina i kundërpërgjigjen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.