Presidenti Donald Trump thotë se dëshiron të ketë akses në rezervat e mineraleve të rralla të Ukrainës në këmbim të ndihmës së vazhdueshme të SHBA-së.
Trump u tha gazetarëve se qeveria e Ukrainës kishte sinjalizuar se ishte e hapur ndaj idesë së shkëmbimit të furnizimeve të saj me litium, titan dhe minerale të tjera të rralla me mbështetjen e vazhdueshme amerikane.
Propozimi i transaksionit ofron një pasqyrë të synimeve të Trump kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë. Ai është ankuar prej kohësh për barrën që SHBA mbart për të armatosur Kievin, por nuk ka dhënë detaje rreth planeve të tij për ta ndaluar apo vazhduar mbështetjen për Ukrainën që nga marrja e detyrës.
Trump, i cili dikur u zotua t’i jepte fund konfliktit Rusi-Ukrainë brenda 24 orëve nga marrja e detyrës, tha të hënën se bisedimet rreth një marrëveshjeje po përparonin.
Marrë nga Daily Mail