KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale

Përditësimi i fundit: 4 Nëntor, 2026 10:25 am
40 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një aksident ajror do të simulohet sot pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët të forcave të sigurisë dhe strukturave të emergjencave.

Ministria e Mbrojtjes njofton se stërvitja “SAR-2026” do të zhvillohet më 4 nëntor, nga ora 10:30 deri në orën 12:00, në zonën pranë aeroportit të Rinasit.

Skenari parashikon daljen e një avioni nga pista dhe përplasjen e tij jashtë rrethimit të aeroportit, duke aktivizuar procedurat e ndërhyrjes në rast aksidenti ajror.

Në operacionin e simuluar do të angazhohen Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ALBCONTROL dhe Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil.

Pjesë e stërvitjes do të jenë gjithashtu Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, shërbimet zjarrfikëse dhe të shpëtimit, si dhe Kryqi i Kuq Shqiptar.

Stërvitja organizohet nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit dhe synon të testojë gatishmërinë e institucioneve për të reaguar në rast të një aksidenti të rëndë në aviacionin civil.

Gjatë simulimit do të provohen procedurat e kërkimit dhe shpëtimit, evakuimit të pasagjerëve dhe ekuipazhit, ofrimit të ndihmës së parë dhe koordinimit ndërmjet institucioneve.

Ministria e Mbrojtjes paralajmëron se gjatë këtyre orëve mund të ketë lëvizje të shtuara të automjeteve të policisë, ambulancave, zjarrfikëseve dhe mjeteve të tjera të emergjencës në afërsi të aeroportit.

Autoritetet sqarojnë se bëhet fjalë për një stërvitje të planifikuar dhe se nuk ka asnjë aksident apo emergjencë reale.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktiviteti synon përmirësimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe forcimin e kapaciteteve për përballimin e situatave të emergjencës në transportin ajror.

 

Marrë nga Skyweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Artikulli tjetër Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.