KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionPolitike

“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2026 2:38 pm
26 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Ekonomia shqiptare po përballet me një ngërc të madh strukturor, i cili po pengon rritjen e shpejtë ekonomike dhe zhvillimin e vendit. Ky është deformimi i tregut financiar.

Të dhënat zyrtare nga Banka Botërore tregojnë se 21% e mikrondërmarrjeve, bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri e listojnë zyrtarisht aksesin në financim si një pengesë madhore për aktivitetin dhe rritjen e tyre ditore, duke e vendosur Shqipërinë në fund të rajonit.

Nga ana tjetër një studim i OECD gjeti se rreth 34% e ndërmarrjeve të mesme në Shqipëri e identifikojnë mungesën e qasjes në kredi si problemin e tyre kryesor, ku më të goditurit janë sektorët vitalë si prodhimi dhe eksportuesit.

Ky kufizim fatal i aksesit në financime ka krijuar një anomali të paprecedentë, ku 80% e të gjitha investimeve të SME-ve shqiptare financohen nga burimet e tyre të brendshme, ndërsa sistemi bankar mbulon vetëm 12% të tyre.

Por pse bizneset shqiptare nuk marrin dot kredi? Një pjesë e përgjigjes gjendet në sjelljen e lojtarëve të mëdhenj që zotërojnë burimet financiare të vendit. Këto janë bankat e mëdha të huaja.

BKT, Raiffeisen, Intesa/ Si po e “sabotojnë” bankat e huaja financimin e rritjes ekonomike

Të dhënat zyrtare tregojnë se bankat më të mëdha me kapital të huaj në vend, përjashto OTP-në, po ndjekin një strategji të përbashkët të tkurrjes ose stanjacionit të portofolit të tyre të kredisë reale.

Ky grafik tregon se si ka ndryshuar pesha e kredisë së këtyre bankave ndaj totalit të kredidhënies në ekonominë shqiptare. Sic duket qartë nga shifrat tendenca e sinkronizuar është tkurrja. Pesha e kredisë së Raiffeisen ka rënë nga 16 për qind në 15.3 për qind të totalit në pesë vitet e fundit.

Deleverazhi i BKT ka qenë edhe më i theksuar, teksa pesha e kredisë së dhënë nga kjo bankë u tkurr me 1.8 pikë përqindje ndaj totalit. Të njëjtën tendencë ka ndjekur edhe Intesa, e cila e ka ulur peshën e kredidhënies me po 1 pikë përqindje.

Christian Canacaris, Seyhan Pencablıgil dhe Giuseppe Giampietro ndoshta nuk kanë asnjë ndjeshmëri për të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Por ata kanë mbajnë peng një burim të jashtëzakonshëm dhe vital për rritjen ekonomike; kursimet.

Të tre këto banka zotërojnë gati gjysmën e kursimeve të shqiptarëve, të cilat nuk i kanalizojnë për financimin e ekonomisë, por i luajnë në terren të sigurtë ose në bonde qeveritare, ose i dërgojnë jashtë për të financuar ekonomitë e botës.

Ky sinkronizim i politikave konservatore nga këto tre banka funksionon si një “frenë e madhe dore” për sipërmarrjen vendase dhe rritjen ekonomike, duke ushqyer tezën e një “komploti të heshtur” institucional.

Hendeku i financimit

Përmasat e këtij ngërcci bëhen edhe më të qarta, nëse analizon sjelljen e bankave vendase me ato të huaja. Ky grafik krahason peshën respektive të depozitave dhe kredive mes tre bankave të huaja dhe 4 bankave vendase.

Pra, BKT, Raiffeisen dhe Intesa mbajnë 48.7 për qind të depozitave të shqiptarëve, por financojnë vetëm 36.4 për qind të kredisë. Nga ana tjetër, katër bankat më të mëdha vendase, Credins, ABI, Tirana dhe Union mbajnë 36.1 për qind të depozitave, por financojnë 41.6 për qind të kredisë.

Vlera e kredidhënies shtesë që do të injektohej menjëherë në ekonominë shqiptare nëse bankat e huaja do të aplikonin të njëjtin raport depozita/kredi si 4 bankat vendase kap një shifër monumentale prej 198.6 miliardë LEK ose mbi 2.2 miliardë euro. Ky do të ishte një bllok i madh financimi për ekonominë reale duke gjeneruar miliarda euro investime, prodhim dhe rritje punësimi.

Dështim tregu

Teza e zakonshme e mbrojtur nga rrethet e bankingut korporativ—ajo se Shqipëria vuan nga një mungesë strukturore e kërkesës për kredi cilësore ose nga informaliteti i lartë i SME-ve—rrëzohet përpara asimetrisë së sjelljes së vetë tregut.

Pyetja që kërkon përgjigje është logjike: Pse kapitali vendas dhe rajonal arrin të gjejë kanale të qëndrueshme financimi për të njëjtën ekonomi, ndërsa gjigantët ndërkombëtarë tërhiqen nën petkun e terreneve me rrezik zero?

Përgjigja nuk qëndron te cilësia e sipërmarrjes shqiptare, por te vetë modelet e biznesit dhe logjika e alokimit të kapitalit. Bankat me kapital të huaj në Shqipëri duket se po operojnë sipas algoritmeve të rrezikut të diktuara nga zyrat qendrore në Vjenë, Milano apo Stamboll, të cilat shpesh janë plotësisht të shkëputura nga realiteti dhe nevojat e tregut vendas.

Duke u fokusuar te maksimizimi i fitimit përmes komisioneve të larta të shërbimeve dhe investimeve komode në Bono Thesari, këto institucione po shmangin misionin e tyre parësor: ndërmjetësimin financiar dhe marrjen përsipër të rrezikut zhvillimor të vendit ku operojnë.

Në terma makroekonomikë, kjo sjellje përbën një dështim të pastër të tregut që po paguhet me çmimin e asfiksimit të biznesit të mesëm dhe të vogël, siç konfirmohet edhe nga alarmet e njëpasnjëshme të organizatave ndërkombëtare.

Kur një sistem bankar thith gjysmën e likuiditetit të një vendi për ta eksportuar atë si siguri për grupet mëmë apo për ta kthyer në borxh publik, ai pushon së qeni partner i rritjes dhe kthehet në një strukturë thithëse të rentës ekonomike.

Përballë këtij “sabotimi” pasiv të financimit, barra i kalon autoriteteve rregullatore. Banka e Shqipërisë dhe politikëbërësit nuk mund ta shikojnë më këtë asimetri si një zgjedhje të thjeshtë private të korporatave.

Ka ardhur koha për të diskutuar instrumente rregullatore më agresive—nga rritja e kërkesave për kapital për asetet e mbajtura jashtë vendit, deri te penalizimi i raporteve tejet të ulëta të kredisë ndaj depozitave.

Në të kundërt, ekonomia reale shqiptare do të mbetet peng e një stabiliteti financiar steril: një sistem ku bankat lulëzojnë me fitime rekord, ndërsa tregu dhe sipërmarrja privohen nga karburanti kryesor i zhvillimit.

 

Marrë nga Kaitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush është Srulik Einhorn, izraeliti i kërkuar nga drejtësia që shfaqet në hetimet e SPAK-ut?
Artikulli tjetër THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Kush është Srulik Einhorn, izraeliti i kërkuar nga drejtësia që shfaqet në hetimet e SPAK-ut?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.