KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shembulli serb që nuk e ndjekim dot
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shembulli serb që nuk e ndjekim dot
AnalizeKryesoreOpinionZhvillim

Shembulli serb që nuk e ndjekim dot

Përditësimi i fundit: 4 Shkurt, 2025 9:39 am
128 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

A live jemi? Serbi, Serbi, je shembull për t’u ndjekur! Në nëntor, një tragjedi tronditi Novi Sadin! 15 persona humbën jetën dhe dhjetra të tjerë janë ende në spital duke luftuar me plagët që u mbetën si shenjë e babëzisë dhe korrupsionit dhe qeverisë. Pa e menduar, në nëntor 2024, qytetarët e Serbisë dolën për të nderuar të vdekurit, por shumë shpejt dhimbja e tyre u kthye në zemërim. Qeveria “kukull” e drejtuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç ka tentuar disa herë që të lajë duart me skandalin, duke përsëritur farsën që edhe ne shumë herë e kemi dëgjuar: Ta lëmë drejtësinë që të bëjë detyrën e saj.

Por askush nuk e ka dëgjuar se çfarë thotë! Prej muajsh tashmë, studentë, mësues, fermerë madje dhe gjyqtarë kanë dalë në rrugë për të protestuar. Nuk kërkojnë asgjë më tepër sesa publikimin e emrave të atyre që kanë përfituar kontratën për të rikonstruktuar stacionin hekurudhor. Kaq gjë qeveria serbe nuk e bën! Duket një ekuacion shumë i thjeshtë; Vuçiç dhe sëra e tij nuk nxjerrin asnjë dokument, për shkak se janë të lidhur tërësisht me kompaninë që ka bërë punimet. Ndaj për të “larë duart” kanë nisur një hetim dhe kanë marrë të pandehur thjesht ministrin e linjës.

Nga ana tjetër, qytetarët serbë kërkojnë drejtësi..me çdo kusht! Bllokimi i objekteve arsimore nisi fillimisht më 22 nëntor në Fakultetin e Arteve Dramatike pasi studentët u sulmuan gjatë një nderimi të heshtur për viktimat e incidentit të 1 nëntorit. Pas Fakultetit të Arteve Dramatike, shumë shpejt pasuan fakultete të tjera dhe shkolla të mesme. Protestat ende vazhdojnë dhe qytetarët kanë mbushur sheshet pa u trembur nga asgjë! Dhe nuk kanë nisur asnjë luftë të lehtë. Protesta e tyre po projektohet vetëm në mediat e huaja, rrjetet sociale dhe ato 2 media opozitare që i kanë mbetur Serbisë. Në të gjitha hapësirat e tjera të kontrolluara nga qeveria të jepet përshtypja se Vuçiç kërkon dialog me disa nxënës çapkënë që thjesht kanë lënë orën e mësimit.

Hera-herës i shpërndan video në rrjetet sociale duke i pyetur: Kur do flasim?  Ju kujton gjë? Ju kujton sesi një protestë e ngjashme, po nga studentët në Shqipëri, u shua dhe që atëherë asgjë nuk ka pasur ndikim. Dhe këtu nuk po flasim për protestat e organizuara nga opozita, por për nevojat e qytetarëve. Serbët që kaq shumë i përçmojmë në rrjetet sociale dhe ekzaltohemi sa herë ka dritë të kuqe kamerash i shajmë nga të na vijë për mbarë, po na japin leksione! Kanë muaj që kanë zënë sheshet dhe nuk lëvizin nga aty. Dhe po flasim për një regjim tjetër nga i yni; kanë Policinë kundër, kanë shërbimin e shtetit; kanë dhe një shtet thellësisht nën thundrat e një presidenti.

Ne ç’bëjmë? Është rritur çmimi i naftës, mjaftohemi me një bord rregullator (I thënçin) që nuk bëri asgjë; janë rritur çmimet e ushqimeve, askush nuk flet; janë rritur çmimet e qerave dhe apartamenteve, askush nuk flet; s’ka para për rritje pensionesh, askush nuk flet; një fëmijë vritet në derën e shkollës dhe ministrja qesh në Kuvend, mjaftohemi me një xhiro roza-rozina deri tek Ministria e Arsimit; kryeministri ka dëshirë të ketë një “Eden” brenda kështjellës së tij, askush nuk flet; ish-zv.kryeministri del dhe denoncon skandale, askush nuk flet dhe askush nuk heton!

Mos ndoshta ka ardhur momenti që të hedhim sytë nga fqinjët tanë?! Po dakord, ne si popull kemi konfliktet tona me shtetin serb, madje-madje dhe plagë që do mbahen mend ndër shekujt, por ka një moment kur duhet të ndalemi dhe të analizojmë! Çfarë kanë serbët më shumë se ne? Një padrejtësi u është bërë dhe kanë kthyer vendin përmbys; e kanë bërë qytetarët, jo opozita!

Po shqiptarët kur do dinë të thonë “mjaft”? Kur do të dinë që të ngrenë kokë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre? Kur do dinë të kërkojnë qoftë edhe zëshëm që të jetojnë një jetë dinjitoze? Kur? Përse gjithë këtë vlim gjaku që e përjetojnë për të sharë Serbinë dhe serbët online, nuk e përdorin për të marrë atë që i takon? As më pak, as më shumë! Sikur njëherë të ishin ngritur për çmimin e ushqimeve, ashtu siç janë ngritur për të mbështetur personazhe të njohur në reality show, do kishin krijuar një tjetër standart. Për ne, për askënd tjetër!

Çfarë duhet që të ndodhë më, që qytetarët të tunden dhe të reagojnë? Deri atëherë, nëse jemi live; Serbi, Serbi, je një shembull për t’u ndjekur!

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sekretari i Shtetit, Marco Rubio merr drejtimin e USAID-it
Artikulli tjetër Reformimi i sistemit të pensioneve në Shqipëri domosdoshmëri e kohës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.