KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Institucionet nuk denoncojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Institucionet nuk denoncojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar
FokusOpinion

Institucionet nuk denoncojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Përditësimi i fundit: 6 Shkurt, 2025 2:17 pm
127 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Apatia e institucioneve publike ndaj korrupsionit dhe paligjshmërive të funksionarëve të lartë bëri që drejtuesi i SPAK, Altin Dumani të evidentojë në mënyrë të përsëritur gjatë raportimeve të analizave vjetore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në Kuvend, mungesën e kallëzimeve penale për korrupsion dhe krim të organizuar nga ana e enteve publike që kanë funksion të hetojnë paraprakisht këto krime dhe ti adresojnë ato pranë organeve të drejtësisë.

Sipas të dhënave që BIRN siguroi përmes kërkesave për informacion pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK, i vetmi institucion që ka depozituar çdo vit kallëzime është Policia e Shtetit. Për periudhën 2020-2024, Policia e Shtetit ka depozituar gjithsej 293 kallëzime penale, nga të cilat 205 për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe 88 denoncime që kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Konkretisht, për vitin 2020 janë depozituar në total 67 kallëzime; 68 kallëzime penale për vitin 2021; 44 kallëzime në vitin 2022; 65 kallëzime penale në 2023-in dhe 49 në vitin 2024.

Institucioni që renditet i dyti përsa u përket kallëzimeve penale të regjistruara në SPAK, është Kontrolli i Lartë i Shtetit, që në vitin 2020 ka depozituar 1 kallëzim; në 2021-in 4 kallëzime; 2 në vitin 2022 dhe 11 në 2024-ën – të gjitha kallëzime që kanë të bëjnë me vepra penale që lidhen me korrupsionin. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka depozituar një kallëzim në vitin 2023; Administrata Doganore Shqiptare dhe ILDKPKI, nga një kallëzim në vitin 2024, edhe këto për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Institucione të tjera që kanë për detyrë funksionale apo janë krijuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk kanë kryer asnjë kallëzim. Një prej strukturave që nuk ka bërë asnjë referim prej  krijmit të saj, është dhe Rrjeti i Koordinatorëve Anti-Korrupsion, që drejtohet nga Ministri i Drejtësisë, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër korrupsionit. Kjo strukturë u krijua bazuar në urdhërat nr.106, të datës 25 korrik 2019 dhe 25 qershor të vitit 2020, me objektiv luftën kundër çdo lloj korrupsioni dhe forcimin e besimit për një administratë publike, efiçente dhe me integritet të lartë në shërbim të qytetarit.

Të tjera institucione veprimtaria e të cilëve ka të bëjë dhe me veprimtarinë e krimit të organizuar apo korrupsionin, por që nuk kanë depozituar asnjë kallëzim gjatë këtyre katër viteve në SPAK, janë Agjencia e Inteligjencës Financiare; Administrata Tatimore Shqiptare; Komisioneri i Prokurimit Publik,  Autoriteti Mbikqyrjes Financiare; Shërbimi Informativ Shtetëror; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Banka e Shqipërisë, etj.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“C News”: Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

Protesta qytetare në Tiranë/ AP: “Lëvizja më e gjerë antiqeveritare, që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”

‘PISA 2025’/ Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zbulimi i një vile antike pezullon rindërtimin e shkollës në Durrës
Artikulli tjetër Partitë e vogla sfidojnë status quo-në në zgjedhjet parlamentare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Debate për shkrirjen e bashkisë/ Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe kryebashkiakun
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 13 Shtator, 2026
Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon
Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis
Analize Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.