Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK. Veliaj ndodhej në zyrën e tij kur mbërritën agjentët e BKH-së të cilët e shoqëruan drejt Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”.
Ditën e sotme, Veliaj është vizituar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi.
Dokushi mban në duar një libër “Black Swan”, të cilin mesa duket ia ka dërguar Veliajt për ta lexuar në paraburgim.