KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Serbi, protesta paralele nga studentët dhe presidenti Vuçiç
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Serbi, protesta paralele nga studentët dhe presidenti Vuçiç
OpinionPolitikeRajoniSocialeZhvillim

Serbi, protesta paralele nga studentët dhe presidenti Vuçiç

Përditësimi i fundit: 16 Shkurt, 2025 1:35 pm
175 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në Serbi, studentët protestues dhe mbështetësit e presidentit populist Aleksandar Vuçiç po mbajë tubime paralele të shtunën, ndërsa po shënojnë “Ditën e Shtetësisë” të vendit me mesazhe dukshëm të kundërta.

Protesta e udhëhequr nga studentët është e fundit në një lëvizje mbarëkombëtare kundër ryshfetit që pasqyron thirrjet në rritje për ndryshime thelbësore politike në shtetin ballkanik, e cila u nxit nga shembja e një çatie betoni në stacionin qendror të trenit në Novi Sad më 1 nëntor, duke lënë pas vetes 15 te vdekur.

Tubimi në qytetin industrial qendror të Kragujevcit tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz të cilët, krahas kërkesës për drejtësi për aksidentin, kanë kërkuar që të çrrënjoset korrupsioni i shfrenuar endemik dhe respektimi i shtetit të së drejtës.

Studentët zgjodhën qyteti e Kragujevcit për mitingun e së shtunës për shkak të historisë së tij. Në 1835, Serbia ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane dhe njerëzit në Kragujevc shpallën një kushtetutë të re që kërkonte të kufizonte fuqitë e sundimtarëve të atëhershëm. Kjo datë tani festohet si “Dita e Shtetësisë”.

Njerëz nga i gjithë vendi erdhën në Kragujevc për mbledhjen e së shtunës.

“Jam këtu për të mbështetur këtë rebelim studentor, i cili është shndërruar në një rebelim civil dhe për të luftuar për sundimin e ligjit dhe drejtësinë në këtë shoqëri, në mënyrë që Serbia të bëhet një vend ku jeta të jetë dinjitoze,” tha një grua nga Beogradi që e identifikoi veten vetëm me emrin e saj të parë Teodora.

“Shpresojmë në një fitore dhe sukses të studentëve tanë, sepse ajo që ata kanë zgjuar tek ne është ndjeshmëria, dashuria, fitorja për atë drejtësi më në fund dhe për të ndjerë edhe një herë atë që shumë breza nuk e kanë ndjerë, e kjo është liria”, tha Nebojsha Ivankoviç, banor vendas.

Vuçiç: Janë investuar 3 miliardë euro nga jashtë për të më rrëzuar nga pushteti

Ndërkohë, në Sremska Mitrovica, një qytet i vogël në veriperëndim të Beogradit, presidenti serb Aleksadar Vuçiç ricikloi një temë tradicionale nacionaliste, duke paralajmëruar se Perëndimi dëshiron ta rrëzojë atë me forcë dhe se kjo mund të çojë në shpërbërjen e vendit.

Para tubimit ku morën pjesë mijëra mbështetës të tij, Presidenti Vuçiç tha se më shumë se 3 miliardë euro janë investuar nga jashtë për ta rrëzuar atë nga pushteti, por se sipas tij “revolucioni” studentor ka dështuar. Ai nuk ofroi asnjë provë për këto pretendime.

Ai tha se protestat studentore “do të hyjnë në historinë e çnderimit” si “revolucioni më i ndyrë me ngjyra në historinë e njerëzimit”, duke iu referuar Ukrainës dhe kryengritjeve të tjera kundër qeverive autoritare në Evropën Lindore dhe gjetkë në vitet 1980 dhe ’90.

Presidenti Vuçiç tha se kërkesat e studentëve janë përmbushur ndërsa u bëri thirrje që të mendojnë edhe një herë për të ardhmen e tyre.

“Besimi im tek ata është shumë më i madh se tek ata që i kanë detyruar ta bëjnë këtë, shpallni fitoren, ju janë plotësuar të gjitha kërkesat, kthehuni në karriget tuaja, këtij vendi i duhet dituria”, tha zoti Vuçiç.

Protestat e përditshme në gjithë Serbinë paraqesin një sfidë të madhe për Presidentin Vuçiç. Prokurorët kanë akuzuar 13 persona për rënien e çatisë dhe protestat kanë detyruar dorëheqjen e kryeministrit të Serbisë. Por studentët kanë thënë se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre për përgjegjësi të plotë.

Protesta e studentëve kanë qëlluar në shenjë në Serbinë e rrënuar nga korrupsioni, ku pak qytetarë besojnë se institucionet shtetërore, të cilat janë nën kontrollin e fortë populist, po punojnë në interes të publikut. Shumë besojnë se shembja e çatisë në stacionin e trenit ishte në thelb pasojë e korrupsionit të qeverisë në një projekt të madh infrastrukturor me kompani shtetërore kineze.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vance, kritika Evropës për “largimin nga disa prej vlerave të saj themelore”
Artikulli tjetër Amerika pret të nisë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas, në Arabinë Saudite

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.