KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ukraina dhe SHBA shohin marrëveshjen për mineralet e rralla
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ukraina dhe SHBA shohin marrëveshjen për mineralet e rralla
AnalizeBotaEkonomiZhvillim

Ukraina dhe SHBA shohin marrëveshjen për mineralet e rralla

Përditësimi i fundit: 17 Shkurt, 2025 9:19 am
178 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Rezervat e mëdha me minerale të rralla i japin Ukrainës mundësitë për të qenë një furnizues strategjik për Perëndimin. Presidenti Donald Trump po shqyrton një marrëveshje që do të siguronte vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën në luftën kundër Rusisë në këmbim të qasjet tek mineralet e saj. Siç njoftojnë korrespondentet e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze nga Varshava, dhe Anna Chernikova nga Kievi, ky propozim po diskutohet gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.

Miniera Zavallivsky në Ukrainën qendrore ka një nga depozitat më të mëdha të grafinës në Evropë, një material kyç për bateritë e automjeteve elektrike dhe reaktorët bërthamorë.

Kjo është një nga rezervat e mëdha të mineraleve të rralla që synojnë Shtetet e Bashkuara ndërsa përpiqen të ulin varësinë nga Kina për materiale të tilla.

Drejtuesit e minierës thonë se me investimet e duhura ajo mund të bëhet një lojtare globale në sektorin e grafinës.

“Bëhet fjalë për miliarda dollarë dhe vite investime. Qeveria ukrainase duhet të punojë ngushtë me partnerët amerikanë, evropianë dhe lojtarë të fuqishëm në mbarë botën për të bërë një lëvizje në këtë proces, për ta krijuar këtë bazë së bashku”, thotë Ostap Kostyuk, drejtues i minierës së grafinës, Zavallivsky.

Qeveria ukrainase thotë se vendi i saj ka depozita minerale të 22 nga 50 materialet strategjike të identifikuara si kritike nga Shtetet e Bashkuara. Po ashtu ka 25 nga 34 mineralet që Bashkimi Evropian i ka klasifikuar si tejet të rëndësishme.

Bëhet fjalë për grafinë, litium, titanium dhe uranium, minerale thelbësore për industrinë e mbrojtjes, energjinë e gjelbër dhe industritë e teknologjisë së lartë.

Ekspertët thonë se Ukraina ka potencial të lartë por kërkohen investime të mëdha për t’i shfrytëzuar këto rezerva. Zëri i Amerikës bisedoi me zonjën Mariia Kurylo, e cila është me Komisionin Shtetëror për Burimet Minerale.

“Projektet për mineralet e rralla jo vetëm që janë shumë të rëndësishme, por janë strategjike për zhvillimin, jo vetëm për partnerët perëndimorë por edhe për zhvillimin tonë”.

Kompania ukrainase BGV, e cila investon në miniera, thotë se ka shpenzuar 100 milionë dollarë në projekte të mineraleve kritike, por për të rritur operacionet kërkohen investime shtesë prej qindra miliona dollarësh.

Zëri i Amerikës bisedoi me Serhii Voitsehovskyin, anëtar bordi i kompanisë ukrainase të investimeve minerare, BGV.

“Zhvillimi i minierës së grafinës në Balakhivka kërkon investim kapitali prej rreth 450 milionë dollarësh”.

Ndërsa Amerika dhe vendet e tjera perëndimore kërkojnë të ulin varësinë nga Kina për minerale kritike, Ukraina sheh një mundësi për të forcuar ekonominë dhe sigurinë e saj.

“Kemi një strategji që sjell përfitime në çdo aspekt. Partnerët kanë nevojë për këto materiale, që në të vërtetë janë produkte me vlerë të lartë”, thotë Serhii Voitsehovskyi me firmën BGV.

Amerika dhe Evropa janë përpjekur të ulin varësinë e tyre nga Kina, furnizuesi kryesor në botë me minerale të rralla. Roman Opimakh ka qenë drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik të Ukrainës.

“Ukraina do të ndihmojë Evropën dhe Amerikën për të ulur varësinë nga Kina dhe pjesërisht nga Rusia. Në të njëjtën kohë forcon qëndrueshmërinë në vend. Investimet e shumta dhe furnizimet e larta mund të funksionojnë si një kupolë e hekurt për Ukrainën”.

Ai thotë se partneriteti është strategjik dhe ekonomik. Pavarësisht luftës dhe humbjeve të mundshme të territoreve, ai thotë se shumica e mineraleve kritike mbeten nën kontrollin e Kievit.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Komisionerja europiane Kos: Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor po përshpejtohet
Artikulli tjetër Kosovë, në 17-vjetorin e pavarësisë kujtohet sakrifica e popullit për liri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.