Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë të hënën se më shumë se 46,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt të vitit 2022.
Zelensky ka thënë gjithashtu se 19,500 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi.
Rusia nuk ka publikuar humbje në fushën e betejës, por Inteligjenca Mbrojtëse e Mbretërisë së Bashkuar vlerësoi në dhjetor se mesatarisht 1,523 ushtarë rusë vriteshin dhe plagoseshin çdo ditë.
Marrë nga BBC