KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ishulli Guam, porta e azilkërkuesve kinezë drejt Amerikës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ishulli Guam, porta e azilkërkuesve kinezë drejt Amerikës
AnalizeBotaSocialeZhvillim

Ishulli Guam, porta e azilkërkuesve kinezë drejt Amerikës

Përditësimi i fundit: 18 Shkurt, 2025 9:19 am
111 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Politikat e Presidentit Donald Trump për imigracionin janë përqendruar kryesisht ndaj imigrantëve që futen në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit me Meksikën, me disa prej tyre që kanë ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm nga Amerika e Jugut. Emigrantët kinezë po shfrytëzojnë rrugët e rrezikshme detare të Paqësorit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Peter Huang ka jetuar në Guam që kur u largua nga Kina në vitin 2019. Ai udhëtoi me aeroplan nga Hong Kongu për në Saipan, kryeqyteti i Ishujve të Marianës Veriorë. Më pas ai shkoi me një gomone në ishullin Guam. Këto ishuj dhe Guami janë territore të Shteteve të Bashkuara dhe ndodhen në perëndim të Oqeanit Paqësor.

“Përballë ndodhet Guami. Mali duket i çuditshëm, si një mur”, thotë Peter Huang.

Saipani ka qenë ndalesa e parë për azilkërkuesit kinezë si zoti Huang, sepse i lejoi ata të qëndronin pa vizë për 14 ditë. Por nuk pranon azilkërkues. Ishulli Guam, rreth 214 kilometra në jugperëndim, i pranon azilkërkuesit.

Këta azilkërkues shqetësohen se jeta e tyre do të ndikohet nga politikat e rrepta për imigracionin të nënshkrua nga Presidenti Donald Trump menjëherë pasi mori pushtetin. Zoti Huang rrezikoi jetën për të shkuar në Guam.

“Nuk kam parë kurrë më parë valë të tilla sa një mal, që ngrihen dhe bien pa pushim.”

Ai thotë se familja e tij u bë objektiv i policisë pas përfshirjes së tij në protestat e Hong Kongut kundër një propozimi për ekstradimin në Kinë në vitin 2019. Pasi gruaja e braktisi ai vendosi të shkonte në Saipan.

“Gruaja më tha se për shkakun tim, ajo dhe fëmija ynë do të cenoheshin”.

Edhe kinezë të tjerë kanë marrë rrugën e rrezikshme detare drejt Guamit. Sipas autoriteteve të ishullit, rreth 40 individë mbërritën në brigjet e ishullit vitin e kaluar.

“Deri tani, të gjithë të ardhurit janë shtetas kinezë”, thotë Franklin Gutirrez me agjencinë e doganave dhe karantinës në Guam.

Emigranti kinez, Liu Yun, e provoi dy herë udhëtimin në det të hapur para se të zbarkonte në Guam.

“Jemi në një gomone duke kaluar Paqësorin për të shkuar në territorin amerikan, ku shpresojmë për një fillim të ri”, thotë ai ndërsa filmonte udhëtimin.

Ai thotë se u largua nga Kina pasi depërtoi përtej kufizimeve të internetit të vendosura nga Pekini. Ajo që pa i ndryshoi pikëpamjet e tij për botën.

“U ekspozova ndaj gjërave që nuk do të kisha mundur t’i shihja kurrë në internet në Kinë, si protestën e Tiananmenit apo shtypjen e lëvizjes Falun Gong, kryesisht kampet e përqendrimit në Xinjang. Këto më tmerruan”.

Liu dhe Huang duhet të presin për të marrë përgjigjet e aplikimit për azil, thotë guvernatorja e Guamit, Lourdes Leon Guerrero.

“Një nga sfidat këtu është se nuk kemi gjykatës për imigracionin. Mënyra e vetme është ardhja e gjykatësve këtu ose trajtimi i çështjeve në rrugë virtuale. Ka shumë çështje që presin”.

Administrata e Presidentit Trump e ka ndaluar procesin e kërkimit të azilit në kufirin jugor amerikan. Për momentin, imigrantët Huang dhe Liu nuk e dinë se si do të preken nga politikat e reja të Uashingtonit.

“E mbështes qasjen e Presidentit Trump, sepse nuk mund të abuzohet ligji për azilin”, thotë Peter Huang, azilkërkues kinez.

Ai thotë se vetëm në këtë mënyrë do të përfitojnë ata që vërtet kanë nevojë për azil.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Scholz: Duhet të ketë unitet mes Europës dhe SHBA-ve mbi sigurinë e Ukrainës
Artikulli tjetër SHBA, moti i acartë në disa pjesë të vendit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.