KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trumpi paralajmëron 25% tarifa për makinat, produktet farmaceutike dhe çipat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trumpi paralajmëron 25% tarifa për makinat, produktet farmaceutike dhe çipat
AktualeBotaEkonomiKoment

Trumpi paralajmëron 25% tarifa për makinat, produktet farmaceutike dhe çipat

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2025 10:15 am
193 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë të martën se synon të vendosë tarifa për automjetet në vlerë prej 25%, dhe detyrime të ngjashme për çipat dhe importet farmaceutike.

Të premten, Trumpi kishte deklaruar se taksat për automobilat do të vijnë deri më 2 prill, një ditë pasi anëtarët e kabinetit të tij t’i dorëzojnë atij raporte duke përshkruar opsionet për një sërë detyrimesh importi, teksa ai kërkon të riformojë tregtinë globale.

Trumpi ka kritikuar prej kohësh atë që ai e quan trajtimin e padrejtë të eksporteve të automobilave amerikanë në tregjet e huaja.

Bashkimi Evropian, për shembull, ka një tarifë prej 10% për importet e automjeteve, katër herë më shumë se tarifa prej 2,5% e SHBA-së për veturat e pasagjerëve.

Shefi i tregtisë së BE-së, Maros Sefcovic do të takohet me homologët e SHBA-së, sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick, kandidatin e Trumpit për të qenë përfaqësuesi Tregtar i SHBA-së, Jamieson Greer dhe drejtorin e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Kevin Hassett, në Uashington të mërkurën, për të diskutuar tarifat e paralajmëruara nga Trumpi.

I pyetur nëse BE-ja mund të shmangte tarifat reciproke që ai ka përmendur javën e kaluar, Trumpi ka përsëritur pretendimin e tij se BE-ja kishte sinjalizuar tashmë se do të ulte tarifat e saj për veturat amerikane në normën e SHBA-së, megjithëse ligjvënësit e BE-së e kanë mohuar një gjë të tillë.

Ai ka thënë se do t’i bëjë presion zyrtarëve të BE-së për të rritur importet e makinave dhe produkteve të tjera nga SHBA-ja.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lirohen katër nxënësit shqiptarë të ndaluar në Mal të Zi, pse bënë simbolin e shqiponjës

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fitimet e bankave shënojnë rekord historik
Artikulli tjetër Qytetarët në Filipine shpërblehen për eliminim të mushkonjave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.