KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Peng i pazareve PS-PD, shtyhet përsëri zgjedhja e Avokatit të Popullit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Peng i pazareve PS-PD, shtyhet përsëri zgjedhja e Avokatit të Popullit
AktualeAnalizeKryesorePolitike

Peng i pazareve PS-PD, shtyhet përsëri zgjedhja e Avokatit të Popullit

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2025 10:41 am
129 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në rendin e ditës së seancës plenare Kuvendi kishte përfshirë një projektvendim ku emri i kandidatit për Avokat të Popullit ishte lënë bosh.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha propozoi që të votohej Besim Ndregjoni si kandidat i preferuar nga opozita në listën me 7 emra kandidatësh të cilët zyrtarisht plotësojnë kriterin për t’u votuar në Kuvend pasi kanë siguruar firmat mbështetëse të 28 deputetëve.

“Unë ftoj parlamentin të bashkojë votat për të kaluar si përfaqësues të avokatit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë Besim Ndregjonin, i cili përfaqëson shpresën e madhe të të përndjekurve politikë”- ”- tha Berisha në seancë plenare.

Por, kryetari i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi i kërkoi opozitës që të respektohej tradita e mëparshme politike që kërkonte përfshirjen e palëve në negociata para se të shkohej në votim.

“Duhet t’i japim seriozitet procesit, mos ta lemë në seancë”- tha ai duke ftuar opozitën në konsultime të mëtejshme për të arritur konsensus për një emër.

Peleshi tha se propozimi i emrave i takon opozitës, por duhet që të ndërtohet një proces negociatash para se të shkohet tek votimi. Propozimi i tij u pranua nga Berisha i cili kërkoi të shtyhet votimi dhe të bëhen konsultime me mazhorancën.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon një shumicë të cilësuar votash në Kuvend që e bën të detyrueshme një konsensus mes palëve dhe sipas traditës kandidati vjen si propozim i opozitës.

Procesi për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit ka nisur që në mars të vitit 2022, kur mbaroi mandati i avokates në detyrë Erinda Ballanca. Votimi i parë për zëvendësimin e saj dështoi kur mazhoranca rrëzoi me votë në seancë emrat e mbështetur nga opozita.

Gara u hap sërish dhe nga 15 kandidatë që plotësuan kriteret ligjore vetëm 7 prej tyre kanë të drejtën ligjore të votohen në seancë plenare pasi kanë plotësuar dhe kriterin e mbledhjes së firmave të jo më pak se 28 deputetëve. Ata janë; Vitore Tusha, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Bledar Dervishaj, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga.

Emrat e tyre presin prej një viti në sirtaret e Kuvendit që PS e PD të bien dakord për njërin emër si kandidat konsensual.

Dy prej tyre, Vitore Tusha dhe Tartar Bazaj vijnë nga një karrierë në sistemin e drejtësisë, ndërsa kandidatët e tjerë vijnë nga avokatia.

Sipas rregullores së Kuvendit, kandidaturat për vakancat në institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj duhet të propozohen deri në 30 ditë përpara mbarimit të mandatit të anëtarit të institucionit dhe jo më vonë se 10 ditë pas shkarkimit, por Kuvendi në vijimësi ka dështuar t’i plotësojë këto afate.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri

Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri

15-29 vjeçarët përballen me krizë në tregun e punës

Kompania “Kredo” aplikon në Shqipëri interes, dy herë më të lartë se vendet e tjera

Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turizmi i gjuetarëve kërcënon të zhdukë shkurtat e Ballkanit
Artikulli tjetër Kostoja e popullaritetit të Giorgia Melonit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si po zgjerohet mafia shqiptare në Amerikën Latine?
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ulje drastike e azilkërkuesve në Europë
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Kinezët refuzojnë t’i paguajnë, banorët e Marinzës ngujohen në zyrat e Bankers
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Ministria për Pushtetin Vendor do të bashkohet me Ministrinë e Brendshme
Aktuale Fokus Kryesore Politike 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.