Eurodeputeti Alfred Beleri ka bërë një kallëzim penal pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj Jorgo Goros, Artan Gaçit dhe deputetes se rilindjes Olta Xhaçka.
Në kallzimin e tij, ai kërkon “shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. Prot 22920/1 datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin njoftohet mosfillimi I procedimit penal ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi”.
Eurodeputetei Beleri kërkon gjithashtu nga GJKKO: “Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për vepren penale të kallëzuara dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse, të tilla si administrimi i praktikës së regjistrimit të shoqërive në pronësi të familjarëve të të kallëzuarës Olta Xhaçka, administrimi i praktikës së marrjes së statusit të investitorit strategjik të të kallëzuarit Artan Gaçi, administrimi i deklarimeve të të kallëzuarve në intervista që kanë dhënë publikisht nga të cilat rezultojnë që kanë pranuar krijimin e një shoqërie tregtare me ortakë fiktivë, kunatën e të kallëzuarës Olta Xhaçka, me qëllim shmangien në dukje të konfliktit të interesit, deklarimet e të kallëzuarës Olta Xhaçka në të cilat pranon për dijeninë dhe dëshirën e saj për marrjen në përdorim pa shpërblim të plazhit publik, pavarësisht se qëllimi sipas saj nuk ka qënë nxjerrja e fitimit, por mos përdorimi I plazhit publik nga njerëzit nga mali dhe veprime të tjera hetimore sipas vlerësimit të gjykatës”.
Marrë nga Dosja.al