KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BIRN: Edi Rama krahason hetimet e SPAK me persekutimin komunist
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > BIRN: Edi Rama krahason hetimet e SPAK me persekutimin komunist
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

BIRN: Edi Rama krahason hetimet e SPAK me persekutimin komunist

Përditësimi i fundit: 20 Shkurt, 2025 3:21 pm
150 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK të enjten në një videodeklaratë të ndërpresë monitorimin e territorit dhe të mos vendosë nën përgjim partitë politike gjatë fushatës elektorale, ndërsa sugjeroi se këto masa të shpallura nga prokuroria e posaçme mund ta kthejnë vendin në “kohët e errëta” në të cilat, “kush merret në politikë të survejohet,” një referencë e dukshme kjo për kohën e komunizmit kur shqiptarët përndiqeshin dhe mbaheshin nën monitorim nga Sigurimi i Shtetit nëse konsideroheshin armiq.

Kjo është e disata deklaratë e Ramës kundër SPAK, deklarata të cilat ai refuzon t’i quajë sulme ndaj drejtësisë por që sugjeron se kanë kritika të drejta.

“Nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral,” deklaroi Rama, ndërsa e cilësoi njoftimin e SPAK për nxjerrjen në terren të hetuesve për të identifikuar krime potenciale zgjedhore si “lajthitje.”

“Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet,” shtoi Rama.

Shqiptarët do të votojnë më 11 maj për zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet e para në të cilat, një strukturë hetimore me kredibilitet si SPAK, do të ketë mundësinë të hetojë larmishmërinë e shkeljeve të dyshuara të ligjit zgjedhor, nga shit-blerja e votës te bashkëpunimi mes krimit dhe politikës apo abuzimit me burimet shtetërore nga ana e maxhorancës.

SPAK u krijua në vitin 2020 ndërsa një ndryshim i njëanshëm i ligjeve nga ana e socialistëve në atë kohë, ia ngarkoi detyrën e hetimit të krimeve zgjedhore kryetarit të SPAK, në atë kohë Arben Kraja. Aktualisht drejtuesi i SPAK është Altin Dumani, i cili, sipas ndryshimeve ligjore të socialistëve, do të ketë të drejtë ekskluzive të hetojë krimet zgjedhore dhe të ngrejë akuza. Dumani ka ngritur reputacionin e tij në hetime të bujshme si ajo kundër ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj apo çështja kundër ish-presidentit Ilir Meta.

Shqipëria ka një rekord të dobët të luftës kundër krimeve zgjedhore, ndonëse një hetim i prokurorisë së krimeve të rënda në vitin 2016, në rastin e zgjedhjeve të parakohshme për kryebashkiakun e Dibrës, hetim i cili nuk u konkludua në akuza por që rrodhi në media, zbuloi blerje votash në shkallë industriale nga ana e socialistëve, bashkëpunim me strukturat vendore të krimit të organizuar, shantazh të votuesve përmes abuzimit me pozicionet shtetërore dhe krime të tjera, të cilat mbetën përgjithësisht të pandëshkuara.

Krahasimi i hetimeve të SPAK me punën represive të strukturave të regjimit komunist nuk është bërë aktualisht vetëm nga Rama por është bërë edhe nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, i cili, në mënyrë të përsëritur i referohet prokurorit të çështjes si “sigurims”.

Në videodeklaratën e tij të enjten, Rama përsëriti deklaratën e tij të pambështetur në fakte se kryebashkiaku i Tiranës është “arrestuar pa gjyq”.

Prokuroria kërkoi arrestimin e Veliajt një javë më parë pasi prokurorët vërejtën përpjekje aktive prej tij dhe bashkëshortes për të penguar hetimet përmes ndikimit të dëshmitarëve apo prishjes së provave. Kërkesa e prokurorëve u miratua nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ndërsa masa e sigurisë u shqyrtua në prani të palëve dy ditë më vonë dhe u konfirmua për Veliajn. Gjykata ndryshoi masën e sigurisë për bashkëshorten Ajola Xoxa nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje pas kërkesave të avokatëve për nevojnë që ajo të kujdesej për një fëmijë të mitur.

Veliaj dhe Xoxa mohojnë akuzat dhe janë deklaruar publikisht të pafajshëm.

Krahas Veliajt dhe Xoxës, prokuroria ngriti akuzë ndaj deputetes socialiste Klotilda Bushka për “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës” pasi mblodhi prova për veprime aktive nga ana e saj në dëm të hetimeve. Bushka ka mohuar publikisht akuzat.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qëndresa Qytetare, KQZ-së: Ndaloni takimin e Ramës me punonjësit e bashkisë Tiranë
Artikulli tjetër Zbulohet ditari me skandalet seksuale të deputetëve në Britani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.