KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas GJKKO, edhe SPAK përgënjeshtron Veliajn
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pas GJKKO, edhe SPAK përgënjeshtron Veliajn
AktualeFokusKomentPolitike

Pas GJKKO, edhe SPAK përgënjeshtron Veliajn

Përditësimi i fundit: 24 Shkurt, 2025 3:12 pm
180 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas Gjykatës së Posaçme, edhe SPAK ka hedhur poshtë pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj për gjuhën që sipas tij është përdorur në seancë gjyqësore.

Prokuroria e Posaçme ka publikuar faqen 292 të procesverbalit të skanuar, e firmosur nga sekretarja e GJKKO-së, ku shihet se fjala “Ndyrësirë” nuk është përdorur nga prokurori Ols Dado, ashtu siç pretendoi Veliaj.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju informon si vijon: Procesverbali i seancës gjyqësore i datës 12.02.2025, në faqen 292, e numërtuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe audio e kësaj seance nuk përfshijnë fjalët e përmendura nga personi nën hetim, E.V., të publikuara sot në media. Kjo mësipër është faqja 292 e procesverbalit të skanuar, e firmosur nga sekretarja e GJKKO-së.”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Kryebashkiaku i Tiranës, i arrestuar tashmë, ka vijuar me sulmin e tij ditën e sotme ndaj prokurorit Ols Dado. Veliaj postoi në rrjetet sociale një variant bisede mes tij dhe Dados në gjykatë ku vërehen dhe ndërhyrjet e gjykatësit Erion Bani. Në përshkrimin e postimit të tij, Veliaj shkruan se ky është një nga dialogjet në thertore, siç e quan ai sallën e GJKKO-së.

“Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, thotë Veliaj.

Pjesë nga debati brenda seancës sipas variantit të Veliajt:

OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është 3 ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?

5 ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.

BRION BANI: Prokuror, ulu!

OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim është ky?

9 ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt 10 interesi. Prokurori mendon që edhe kjo 11 sjellje është normale, por kjo s’është normale.

OLS DADO: E kam mesazhin këtu.

ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që 15 s’është normale.

ERION BANI: Prokuror!

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Negociatat për koalicionin, PL dhe PR takime në PD për zgjedhjet
Artikulli tjetër Trump dhe Macron me qëndrime të ndryshme për Ukrainën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.