KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sekretari Hegseth mbron shkarkimet në Pentagon: Do të ketë edhe të tjera
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sekretari Hegseth mbron shkarkimet në Pentagon: Do të ketë edhe të tjera
AktualeAnalizeBotaKomentPolitike

Sekretari Hegseth mbron shkarkimet në Pentagon: Do të ketë edhe të tjera

Përditësimi i fundit: 25 Shkurt, 2025 9:34 am
168 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth këmbëngul se shkarkimi i papritur nga Presidenti Donald Trump i oficerit më të lartë ushtarak të vendit mes një vale shkarkimesh nga puna në Pentagon nuk ishte e pazakontë dhe ai sugjeroi se mund të ndodhin shkarkime të mëtejshme.

“Asgjë në lidhje me këtë nuk është e paprecedentë”, tha sekretari Hegseth për emisionin “Fox News Sunday”, duke folur për largimin e gjeneralit të Forcave Ajrore CQ Brown Jr. nga posti i shefit të shtabit të përgjithshëm. “Presidenti meriton të zgjedhë ekipin e tij të këshilltarëve kryesorë për sigurinë kombëtare”.

Sekretari Hegseth tha se “ka shumë presidentë që bënë ndryshime”, duke përmendur ish -komandantët e përgjithshëm, si Franklin D. Roosevelt, George H.W. Bush dhe Barack Obama. Ish-Presidenti Obama, tha sekretari Hegseth, “shkarkoi ose liroi qindra” zyrtarë ushtarakë.

Në muajt e parë të detyrës, ish-Presidenti Obama hoqi gjeneralin e ushtrisë David McKiernan nga detyra e komandantit të forcave amerikane në Afganistan. Megjithatë, Presidenti Trump, ndërsa kandidonte për mandatin e tij të dytë, u zotua të zhdukë ideologjitë e mbiquajtura “woke” nga ushtria dhe të shkarkojë me shpejtësi shumë drejtues të lartë.

Sekretari Hegseth dhe Presidenti Trump nuk e kanë fshehur përqendrimin tek largimi i oficerëve ushtarakë që kanë mbështetur diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në radhët e tyre. Administrata thotë se masat do të forcojnë më tej një forcë luftarake vdekjeprurëse.

Gjenerali Brown ishte vetëm gjenerali i dytë afrikano-amerikan që shërbeu si shef shtabi. 16 muajt e tij në këtë post u mbizotëruan nga lufta në Ukrainë dhe konflikti i zgjeruar në Lindjen e Mesme. Presidenti Trump në mandatin e tij të parë në vitin 2020 e emëroi zotin Brown si shef të shtabit të Forcave Ajrore.

Presidenti Trump dëshiron ta zëvendësojë zotin Brown me gjeneralin e Forcave Ajrore Dan “Razin” Caine, i cili doli në pension në dhjetor. Është e paqartë se si mund të bëhet rifutja e gjeneralit Caine në shërbimin aktiv. Pozicioni kërkon që gjenerali Caine të konfirmohet nga Senati.

Sekretari Hegseth tha se shkarkimet e së premtes prekën gjashtë gjeneralë me tre dhe katër yje dhe ishin “një reflektim i dëshirës së presidentit për të patur njerëzit e duhur rreth tij për të zbatuar përqasjen e sigurisë kombëtare që duam të kemi”.

Ai e quajti gjeneralin Brown “të nderuar”, por tha se “nuk është njeriu i duhur për momentin”, pa përmendur mangësi specifike. Pas vrasjes së George Floyd-it në vitin 2020, gjenerali Brown në një video foli për përvojën e tij si pilot afrikano-amerikan, duke u bërë me sa duket kështu subjekt i luftës së administratës së re Trump kundër iniciativave të gjithëpërfshirjes në ushtri.

Për gjeneralin Caine, sekretari Hegseth tha se Presidenti Trump “respekton drejtuesit që zgjidhin duart e luftëtarëve në një botë shumë të rrezikshme”.

Gjenerali në pension George Casey i quajti shkarkimet “jashtëzakonisht destabilizuese”. Zoti Casey, i cili ishte drejtues ushtarak gjatë mandatit të presidentit republikan George W. Bush dhe i forcave shumëkombëshe në Irak nga 2004 deri në 2007, vuri në dukje gjithashtu se administrata Trump mundet ta ndryshojë politikën e Pentagonit pa ndryshuar personelin, por shtoi se ajo që ndodhi është brenda kompetencave të presidentit.

“Kjo është prerogativa e tij”, tha gjenerali Casey për emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC. “Ai është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura”, tha ai.

Megjithatë, senatori demokrat Jack Reed anëtar i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit i tha kanalit ABC se shkarkimet ishin “plotësisht të pajustifikuara” dhe se “me sa duket, ajo që Trump-i dhe Hegseth-i po përpiqen të bëjnë është të politizojnë Departamentin e Mbrojtjes”.

Sekretari Hegseth u pyet gjithashtu në kanalin Fox News në lidhje me zyrtarët që mund të përpilojnë listat e zyrtarëve të tjerë të mbrojtjes që planifikojnë të shkarkojnë. Ai tha se nuk kishte asnjë listë, por sugjeroi se vërtet mund të vijojnë shkarkime të tjera.

“Ne kemi një sy shumë të mprehtë ndaj udhëheqjes ushtarake dhe gatishmërisë së tyre për të ndjekur rendin ligjor”, tha sekretari Hegseth. “Joe Biden dha urdhra të ligjshëm. Shumë prej tyre janë vërtet të këqinj”, tha ai, duke shtuar se gjëra të tilla si udhëresat me kufizime për vaksinën e COVID-it “gërryen” ushtrinë ideologjikisht.

“Presidenti Trump ka dhënë një grup tjetër urdhrash të ligjshëm dhe ato do të ndiqen”, tha sekretari Hegseth. “Nëse nuk ndiqen, atëherë ata oficerë do t’i drejtohen daljes”.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA, punonjësit federalë konfuzë teksa afati i ‘ofertës’ së Trump përfundon
Artikulli tjetër Celibashi: Veçoria e këtyre zgjedhjeve, koordinimi i KQZ me SPAK dhe Prokurorinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.