KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Krijon”, “Zero Group” dhe “Malvina Visoka PF” në qendër të skandalit në UBT
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Krijon”, “Zero Group” dhe “Malvina Visoka PF” në qendër të skandalit në UBT
AktualeAnalizeKorrupsion

“Krijon”, “Zero Group” dhe “Malvina Visoka PF” në qendër të skandalit në UBT

Përditësimi i fundit: 26 Shkurt, 2025 11:29 am
210 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Hetimet e SPAK mbi skemën e korrupsionit në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) kanë nxjerrë në pah përfshirjen e tre kompanive private, të cilat janë favorizuar nga zyrtarët e universitetit në marrjen e tenderave publikë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, kompanitë “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF” kanë bashkëpunuar me drejtuesit e UBT-së në përgatitjen e dokumenteve të tenderave, duke siguruar oferta të falsifikuara dhe duke ndikuar në rritjen e padrejtë të fondit limit.

Në qendër të hetimeve janë 9 procedura të zhvilluara gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh. Këto tendera u zhvilluan në kushte të paracaktuara, ku kompanitë fituese besohet se ishin caktuar përpara hapjes së garës.

Sipas të dhënave hetimore, pajisjet dhe mallrat e prokuruara për universitetin ishin siguruar nga operatorët ekonomikë disa muaj përpara hapjes së procedurave, duke e bërë procesin thjesht një formalitet të maskuar.

Emrat e personave ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masë sigurie janë si më poshtë:

Arrest me burg:

Edmond Tërthorja,
Amarildo Lleshi,
Mehmet Qoshja,
Altin Murto,
Piro Zoga,

Arrest shtëpiak:

Agim Sefa,
Arjan Buliqi,
Serafin Skënderi,
Ilir Kusi,
Dritan Laçi,
Azem Parllaku,
Artur Koleci,
Radion Dhromi,
Blenard Spaho,
Tedi Proda,

Detyrim paraqitje:

Enkeleida Sallaku,
Klara Jahollari,
Ilir Kapaj,
Erjola Kopali,
Klea Lekocaj
Romina Koto
Bejo Bizhga,
Etleva Shore,
Rezearta Dervishi

“Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; A.Ll, M.Q., A.M., E.S, K.J., A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A. P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., E.K., K.L., E.Sh., në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF” kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Veliaj, plan vendor vetëm për Ajolën? Si u “sajua” rruga te Shkolla e Kuqe për komplekse banimi
Artikulli tjetër Arabët do të ndërtojnë 3 Giga centrale në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.