KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zbardhet lista e pronave të konfiskuara në bregdet,
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zbardhet lista e pronave të konfiskuara në bregdet,
AnalizeEkonomiKorrupsionKryesoreSociale

Zbardhet lista e pronave të konfiskuara në bregdet,

Përditësimi i fundit: 27 Shkurt, 2025 12:04 pm
275 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pavarësisht se Tirana ka numrin më të madh të pasurive të konfiskuara, pronat luksoze të përfituara në mënyrë të paligjshme nga grupet kriminale janë të shumta edhe në bregdet. Sipas Agjencisë së Administrimit të Pronave të Konfiskuara dhe Sekuestruara, nga 265 pasuri të konfiskuara gjithsej në Shqipëri, rreth 111 kanë qenë në qytetet bregdetare. Nga katalogu i publikuar prej kësaj Agjencie, 34 pasuri rezultojnë të konfiskuara në Durrës, 45 në Vlorë, 24 në Sarandë dhe 8 në Shëngjin.

Por, cilat janë llojet e këtyre pasurive?

Shumica prej pronave të konfiskuara rezultojnë apartamente në buzë të detit dhe njësi biznesi, por nuk mungojnë as hotelet. Konkretisht, në Vlorë rezultojnë të jenë konfiksuar 2 garazhe, 3 njësi, 5 kullota, 20 apartamente, 6 pasuri të llojit truall dhe ndërtesë bashkë, 1 tokë arë, 5 ndërtesa dhe 3 hotele.

Në Sarandë janë konfiskuar 2 pasuri të llojit truall, 19 apartamente, 3 hotele shoqëruar me truall. Ndërsa në qytetin e Durrësit u konfiskuan 11 biznese, 1 bodrum, 5 apartamente, 1 hotel, 4 pasuri të llojit truall, 1 njësi e përbërë, 4 pasuri të llojit truall plus ndërtesë, 1 ranishte plus tokë arë, 1 arë, 1 tokë truall dhe 4 kullota. Ndërkohë, gati të gjitha pasuritë e konfiskuara në Shëngjin janë toka afër bregdetit.

Pasuritë e gjeneruara nga krimi i organizuar, apo korrupsioni, që konfiskohen nga shteti, mund të nxirren në shitje, jepen me qira ose për ripërdorim social. Në rastet e dhënies me qira të pasurive të sekuestruara, kryeadministratori ngre komisionin për vlerësimin e çmimit të tregut. Nëse është e pamundur dhënia me qira me çmimin e tregut, me propozimin e administratorit të pasurisë së sekuestruar, çmimi i qirasë mund të negociohet nga kryeadministratori. Nga ana tjetër, shitja e pasurisë së sekuestruar kryhet me ankand nga Agjencia dhe të ardhurat depozitohen në llogarinë e Agjencisë.

Me këto pasuri, apo të ardhurat që përfitohen prej tyre, mund të sigurohet mbështetja e familjeve të efektivëve të rënë në detyrë, financimi për drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë, rehabilitimi dhe fuqizimi social i viktimave të trafikimit, përdorimi i aseteve të konfiskuara në shërbim të komunitetit, e të tjera. Një numër i konsiderueshëm ndërtesash apo ambientesh të konfiskuara, janë vënë në shërbim të publikut. Madje dhe vetë Agjencia e Administrimit të Pronave të Konfiskuara dhe Sekuestruara punon sot në zyra të konfiskuara.

Megjithatë, interesi për marrjen e këtyre pronave në përdorim nga qytetarët apo bizneset vijon të jetë i ulët, kjo pasi shihen me një potenical rreziku, për shkak të zotërimit të tyre më parë nga grupet e krimit.

 

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ish-punonjësve të USAID-it u jepen 15 minuta kohë për të mbledhur gjërat personale
Artikulli tjetër Gjergj Kastrioti “rikthehet” në shtëpi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.