KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Studiuesit: Shqipëria ende nuk ka dënuar plotësisht krimet e komunizmit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Studiuesit: Shqipëria ende nuk ka dënuar plotësisht krimet e komunizmit
AktualeFokusKryesoreOpinionSociale

Studiuesit: Shqipëria ende nuk ka dënuar plotësisht krimet e komunizmit

Përditësimi i fundit: 28 Shkurt, 2025 9:25 am
201 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur organizoi dje në Universitetin e Shkodrës një takim mbi nevojen e angazhimit publik për t’u ballafaquar me krimet e periudhës së komunizmit në Shqipëri. Studiuesit veçuan faktin se tranzicioni i gjatë, niveli i korrupsionit dhe dështimi i shtetit për të përmbushur nevojat e qytetareve po ringjallin nostalgjinë për të kaluarën.

Studiuesit që morën fjalën në takimin e organizuar, në Universitetin e Shkodrës nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur theksuan faktin se, e kaluara e periudhës së komunizmit vazhdon të jetë një nga çështjet më të debatuara midis të majtes dhe të djathtës në Shqipëri.

Rektori Universitetit të Shkodrës, profesor Tonin Gjuraj, tha se shoqëria shqiptare ka nevojë të përballet me të kaluarën, të dënojë krimet e komunizmit dhe se tranzicioni i gjatë dhe konfliktual i ka rrënjët në qendrimin ndaj të kaluarës.

“Në një masë të konsiderueshme qëndrimet dhe sjelljet që ne kemi sot për tranzicionin demokratik dhe për demokracinë në tërësi i kanë rrënjët tek e kaluara jonë. Dhe, nëse ne nuk kemi guximin publik të përballemi me krimet e komunizmit dhe me të kaluarën, ne do të detyrohemi pastaj të socializohemi me një kulturë që e harron të kaluarën”.

Për profesor Albert Rakipin, i cili drejton Institutin Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, mungesa e vullnetit politik, nga partitë që qeverisën vendin pas pariudhës së komunizmit, ka penguar ballafaqimin e plotë me të kaluaren komuniste. Ndaj, shtoi ai, kultura e totalitarizmit, që u kultivua për më shumë se 40 vjet gjatë komunizmit, vazhdon edhe sot në forma të ndryshme.

“Kemi një konflikt politik në Shqipëri që nga 90-ta e deri tani, i cili vetëm zgjerohet, i cili në fakt minon ndërtimin e një shteti dhe shoqërie demokratike. Pra, është e domosdoshme që të ndahemi me kulturën totalitare. Për fat të keq, konstatojmë nga të gjitha krahët se, të rinjtë që merren me politikë vazhdojnë me ndasitë, gjendjen e konfliktit dhe asgjësimit të kundërshtarit”.

Tranzicioni i gjatë dhe i vështirë si dhe mungesa e dënimit të krimeve të komunizmit, sipas profesor Rakipit, po nxisin ringjalljen e nostalgjive për periudhën e komunizmit në Shqipëri.

“Kemi bërë studime të ndryshme, që lidhen me perceptimin që kanë qytetarët për arsimin sot, për shëndetësinë, shërbimet bazë, të cilat një shtet supozohet t’u sigurojë qytetarëve. Dhe, qytetarët të lodhur nga kjo amulli, nga nivelet e korrupsionit dhe nga dështimi i shtetit për të siguruar gjërat themelore që një shtet siguron për qytetarët, atëherë kujtojnë me nostalgji kohën e komunizmit ”.

Pjesëmarrësit në takimin e organizuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur theksuan nevojen e një ballafaqimi të plotë të shoqërisë shqiptare me të kaluarën, reflektimin ndaj saj, si dhe një përpjekje më të madhe për t’a dokumentuar dhe trajtuar atë në studime, shkolla, dhe në kulturë.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm EuroNatur: Shqipëria po sakrifikon natyrën për turizmin masiv
Artikulli tjetër Analistët: Ligjet për krimet kibernetike rrezikojnë “kriminalizimin gradual” të gazetarëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.