Një i ri është gjetur pa shenja jetë mesditën e djeshme në Shkodër.
Viktima është identifikuar si Pavlin Preka, rreth 20 vjeç. Paraprakisht, dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Ai është gjetur në oborrin e shtëpisë, pak metra larg derës i pajetë nga xhaxhai. Dyshohet se është qëlluar gjatë natës, ose në orët e para të mëngjesit.
Mësohet se Preka jetonte vetëm në banesën e tij në fshati Guci e Re, teksa prindërit ishin divorcuar.
“Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër“, njofton policia.
Marrë nga Top Channel