KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 581 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, simbol i bashkimit të shqiptarëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 581 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, simbol i bashkimit të shqiptarëve
AktualeAnalizeSociale

581 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, simbol i bashkimit të shqiptarëve

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 9:18 am
107 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në qytetin e Lezhës u përkujtua 581 vjetori i Besëlidhjes se Lezhës, simbol ky i bashkimit të shqiptarëve në mbrojtje të trojeve të tyre. Siç njofton korrepondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, në ceremonitë e rastit merrnin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë si dhe përfaqësues të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, Presheva dhe Ulqini, të cilët, në përshendetjet e tyre theksuan rëndësinë e kësaj ngjarje për shqiptarët edhe në ditët e sotme.

Ceremonitë përkujtimore në nderim të 581 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës nisën me vendosjen e kurorave në Memorialin e Vendvarrimit të Gjergj Kastriotit Skendërbeut nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kryetarët e komunave me popullsi shqiptare në Luginën e Preshevës dhe Ulqinit si dhe nga përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe autoritetet vendore. Më pas, në sheshin përpara Memorialit u zbulua shtatorja e Skendërbeut, vepër e skulptorit Ardian Pepa.

Duke folur në ceremoninë e përurimit të shtatores së Skendërbeut, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sot, në një kohë zhvillimesh dhe sfidash të shpejta, ashtu si në vitin 1444 nevojitet një qasje e përbashkët, vizion afatgjatë dhe një vullnet i përbashkët për t’a forcuar rolin e shpiptarëve në rajon dhe në botë.

“ Në këtë përvjetor të rëndësishëm Lidhja e Lezhës nuk është thjeshtë një episod i së kaluarës, por është një frymëzim për të ardhmen tonë. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët kudo që ndodhen me lidhjet e tyre të pandashme duhet të vazhdojnë rrugën e bashkëpunimit dhe forcimit të pozitës së tyre ndërkombëtare. Ashtu si Skendërbeu dhe princërit shqiptarë, që hodhën themelet e rezistencës dhe unitetit, sot kemi përgjegjësinë historike që t’a çojmë para këtë amanet duke ndërtuar institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe shtete të denja, gjithnjë duke i qëndruar pranë njëri- tjetrit”, deklaroi ajo.

Kryetarja e Komunës së Preshevës në Serbi, Ardita Sinani, tha se shqiptarëve vazhdojnë t’u mohohen të drejtat elementare në Luginën e Preshevës, duke synuar t’i shuajnë përmes diskriminimit, përjashtimit dhe spastrimit etnik të heshtur.

“ Prandaj sot, nga ky vend i historisë, le të themi me zë të lartë se nuk ka forcë që mund të na asimilojë dhe nuk ka padrejtësi që mund të na thyej. Ne kemi kaluar shekuj të pushtimit, kemi qëndruar përballë perandorive edhe sot nuk do të dorëzohemi “, deklaroi ajo.

Edhe përfaqësuesi i Qeverisë së Shqipërisë, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, theksoi rëndësinë e mesazhit të bashkimit dhe bashkëpunimit që Besëlidhja e Lezhës përcjell edhe sot e kësaj dite për të gjithë shqiptarët.

“Mesazhi i bashkimit të madh të shqiptarëve për t’i dalë zot trojeve shqiptare nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit Skenderbeut në një udhëkryq të rrezikshëm të historisë tonë të përbashkët është më aktual se kurrë për ne shqiptarët sot, kur na duhet të punojmë fort dhe të bashkërendojmë përpjekjet tona për tu bashkuar si shqiptarë me Bashkimin Europian “, tha ai.

581-vjetorin e Kuvendit historik të Besëlidhjes së Lezhës e përshëndetën edhe kryetari i Bashkisë së Ulqinit në Mal të Zi, Genc Nimanbegu, kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, si dhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Izraeli bllokon hyrjen e ndihmave në Gazë, trysni Hamasit për armëpushim
Artikulli tjetër Evropa do të ketë miliona vdekje nga i nxehti

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.