KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: I dërguari amerikan drejt Arabisë Saudite për bisedime me palën ukrainase
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > I dërguari amerikan drejt Arabisë Saudite për bisedime me palën ukrainase
AktualeAnalizeBotaPolitike

I dërguari amerikan drejt Arabisë Saudite për bisedime me palën ukrainase

Përditësimi i fundit: 7 Mars, 2025 8:57 am
121 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Trump tha të enjten se do të niset drejt Arabisë Saudite për të biseduar me përfaqësuesit ukrainas rreth një armëpushimi lidhur me mundësinë e ndalimit të agresionit rus.

“Aktualisht po bisedojmë për të koordinuar një takim me palën ukrainase në Riad, ose në Jeddah”, tha i dërguari i Presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. “Synimi është arritja e një kornize për një marrëveshje paqeje dhe gjithashtu një armëpushimi fillestar”, shtoi ai.

Zoti Witkoff tha se Presidenti Trump beson se udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka ndryshuar qëndrimin pas takimit në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar.

“Ai mendon se letra nga Zelenskyy ishte një hap i parë shumë pozitiv. Shprehej ndjesë. Pranohej se Shtetet e Bashkuara kanë bërë shumë për Ukrainën dhe shprehej mirënjohje”, tha zoti Witkoff.

Ndërkohë, Presidenti Zelenskyy u takua me udhëheqësit evropianë në Bruksel për bisedime urgjente.

“Ne do të armatosemi më shpejt, do të jemi më të zgjuar dhe më efikas se Rusia”, tha Kryeministri polak Donald Tusk, i cili mban presidencën e radhës të BE-së.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti një plan për të lehtësuar rregullat buxhetore në mënyrë që vendet anëtare që janë të gatshme të mund të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen, krahas angazhimeve për të inkurajuar 27 vendet e bllokut, që gjatë katër viteve të ardhshme, të investojnë një total prej 863 miliardë dollarësh në sektorin e mbrojtjes.

“Jemi shumë mirënjohës që nuk jemi vetëm dhe këto nuk janë vetëm llafe”, tha Presidenti Zelenskyy. “Ne e ndiejmë këtë. Është shumë e rëndësishme”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha përpara bisedimeve se vendet e BE-së do të “marrin hapa vendimtar përpara”, ndërsa shprehu shqetësime për ndryshimin e qëndrimit të Shteteve të Bashkuara nën administratën e re të Presidentit Trump.

“E ardhmja e Evropës nuk duhet të vendoset në Uashington apo në Moskë”, tha Presidenti Macron.

Ministri i Mbrojtjes i Francës, Sébastien Lecornu tha të enjten se vendi i tij po ndan me Ukrainën informacione të zbulimit. Shtetet e Bashkuara njoftuan më herët se po ndërprisnin ndarjen e të dhënave të zbulimit me Ukrainën.

Në fillim të javës, Presidenti Trump urdhëroi pezullimin e ndihmave ushtarake amerikane për Ukrainën pas takimit të javës së kaluar me Presidentin Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë.

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara, për momentin, i kanë dhënë fund ndarjes së të dhënave të zbulimit me Ukrainën. Sidoqoftë, kjo ka të ngjarë që jetë afatshkurtër pasi Presidenti Zelenskyy shprehu keqardhje për shkëmbimet në Zyrën Ovale me Presidentin Trump dhe se Ukraina është gati për bisedime paqeje me Rusinë.

Që nga fillimi i luftës në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës të dhëna zbulimi të konsiderueshme, përfshirë informacione kritike që i nevojiten ushtrisë ukrainase për të vënë në shënjestër forcat ruse.

Arritja e një marrëveshjeje paqeje mund të jetë e vështirë. Ukraina ka kërkuar prej kohësh respektimin e kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht në vitin 2014, përpara se Rusia të aneksonte Krimenë.

Aktualisht Rusia mban rreth një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë pjesën më të madhe të Ukrainës lindore, dhe është zotuar të mos i kthejë asnjë pjesë qeverisë së Kievit.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm FIFA ndanë 926 milionë euro për Kupën e Botës mes Klubeve
Artikulli tjetër SHBA, BE kundër veprimeve të udhëheqjes së Republikës Serbe në Bosnjë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.