KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndikimi i tarifave tek bizneset amerikane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndikimi i tarifave tek bizneset amerikane
AktualeBotaEkonomiKomentSociale

Ndikimi i tarifave tek bizneset amerikane

Përditësimi i fundit: 7 Mars, 2025 9:08 am
179 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa prej 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës, si dhe 10% tarifa të reja ndaj Kinës, duke e rritur totalin në 20%. Për të parë se si kjo do të ndikojë tek bizneset e vogla, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti vizitoi një biznes familjar për prodhimin e uiskit në Virxhinia.

Në kompaninë e distilimit ‘Catoctin Creek’ fillon procesi i prodhimit.

Thekra lëshon aromën e bukës së pjekur.

Becky dhe Scott Harris prodhojnë uiski nga thekra.

Pijet nga thekra prodhoheshin në Virxhinia njëqind vjet përpara tarifave të para për vendet e tjera, që u vendosën nga presidenti i parë i vendit, George Washington.

Tashmë, tarifat nën drejtimin e presidentit aktual po vështirësojnë përpjekjet e kësaj kompanie për të shitur uiski thekre jashtë vendit.

“Kjo i bën eksportet shumë më të vështira, apo jo? Sepse kushdo që blen produktet e mia duhet të paguajë tarifën dhe kjo është diçka që blerësit nuk do ta bëjnë”, thotë Becky Harris.

Jo vetëm që ndikohet shpërndarja në Meksikë dhe Kanada, por edhe lëndët e para – si shishet e qelqit, megjithëse janë prodhuar në Amerikë.

Prodhuesit e mëdhenj zakonisht i blejnë shishet nga Meksika dhe Kina, por pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ata kaluan tek kompanitë amerikane.

“Shishet e prodhuara në Amerikë, mund të jenë të mjaftueshme edhe për dy muajt e ardhshëm, por më pas duhet t’i porosisim nga importi me një çmim më të lartë në mënyrë që të mbajmë produktin në qarkullim”, thotë Becky Harris.

Planet për shtrirjen e biznesit në Meksikë dhe Kanada u lanë mënjanë, ndërsa pronarët kanadezë të dyqaneve po heqin nga raftet uiskin e thekrës dhe pijet e tjera të prodhuara në Amerikë.

“Ishim në procesin e marrjes së një porosie nga Franca dhe distributori francez na tha se, ‘Jo, thjesht nuk është një kohë e mirë tani që produktet amerikane të shkojnë atje’,” thotë Scott Harris.

Presidenti Donald Trump thotë se vendosja e tarifave do t’i motivojë udhëheqësit botërorë të ndalin fluksin e emigrantëve të paligjshëm dhe drogës.

“Kemi nevojë që Meksika dhe Kanadaja të bëjnë shumë më tepër se sa kanë bërë, dhe ata duhet të ndalin rrjedhën e fentanilit dhe drogës drejt Shteteve të Bashkuara. Duhet ta ndalin”, tha Presidenti Trump.

Mbështetësit e presidentit i mirëkuptojnë tarifat.

“Tarifat, mendoj, janë të nevojshme për të patur ndikim. Dhe për t’i bërë gjërat të drejta kur bëhet fjalë që ne të blejmë artikuj nga vende të tjera, vende që blejnë nga ne”, thotë votuesi Michael Bernacki, mbështetës i Presidentit Trump.

Çmimet e aksioneve në bursën Wall Street ranë për dy ditë me radhë.

“Shpresa duhet të jetë që rënia e tregut të aksioneve do të bëjë që administrata të tërhiqet nga kjo politikë tregtare, sepse lufta tregtare është vërtet një humbje për të dyja palët“, thotë Desmond Lachman, nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjes.

Por deri atëherë, zoti Lachman thotë se cikli i tarifave dhe kundër-tarifave do të vazhdojë – pa u ndalur.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Miratohet rezoluta kundër embargos amerikane ndaj Kubës, Shqipëria abstenon

The Times: “Vuçiç ishte pranë grushtit të shtetit”/ U tërhoq pas telefonatave nga qeveritë europiane

Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Marco Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion

Akti normativ i Qeverisë/ Hyjnë në fuqi masat “anti-dhunë”

Sjhqiptarët e Luginës së Preshevës, të hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por…

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mediat: Presidenti Trump kërkon mbylljen e Departamentit të Arsimit
Artikulli tjetër Raportuesi i Parlamentit Evropian i jep mbështetje anëtarësimit të Malit të Zi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si paraqiten marrëdhëniet kroato-malazeze?
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Tetor, 2026
Takimi i alencës së Mekës: Irani drejt luftës apo paqes?
Aktuale Analize Bota Fokus Opinion Politike 29 Tetor, 2026
Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.