KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Merkel e Scholz ia fshehën publikut raportin e shërbimit sekret për Covid-19
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Merkel e Scholz ia fshehën publikut raportin e shërbimit sekret për Covid-19
AnalizeBotaSocialeZhvillim

Merkel e Scholz ia fshehën publikut raportin e shërbimit sekret për Covid-19

Përditësimi i fundit: 13 Mars, 2025 12:00 pm
123 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Deri sot, qeveria gjermane e ka hedhur poshtë si një histori konspirative – por nuk mund të mohohet më: Shërbimi Federal i Inteligjencës (BND) e konsideroi një aksident laboratorik në Kinë si shkakun më të mundshëm të pandemisë Covid-19 në vitin 2020.

Për këtë u informua kancelarja Angela Merkel, qeveria e së cilës më pas vendosi ta mbajë të fshehtë tezën.

Qeveria pasardhëse e Olaf Scholz gjithashtu fshehu informacionin të shërbimit sekret, gjë që është zbuluar tani nga hulumtimi i “Süddeutscher Zeitung” dhe “Zeit”.

Ish-shefi i Shërbimit Sekret (BND), August Hanning, tha për BILD se ishte i habitur dhe akuzoi qeveritë e Merkel e Scholz për fshehje të qëllimtë.

Hanning, dikur kreu i të gjitha shërbimeve gjermane të sigurisë, tha për BILD: “Çdo informacion që është marrë në një mënyrë kaq të sigurt nga shërbimi ynë inteligjent, sigurisht që duhet t’i komunikohej publikut”.

“Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në një demokraci liberale”

Nanoshkencëtari Profesor Roland wiesendanger nga Universiteti i Hamburgut gjithashtu ndihet i konfirmuar mbi qëndrimin e tij të para katër viteve. Ai mbështeti tezën e laboratorit në një studim me prova shkencore në vitin 2021 por u etiketua si teoricien konspirativ nga virologu Christian Drosten, ndër të tjera.

Sot Wiesendanger i tha BILD: “Sigurisht, në fillim të një pandemie si kjo, ju përpiqeni të shmangni panikun. Informacioni se ishte një virus i manipuluar në një laborator ushtarak në Kinë, padyshim që do kishte shkaktuar panik.”

“Fakti që popullata thjesht është keqinformuar për një periudhë kaq të gjatë kohore, saqë shkencëtarët që kanë përfaqësuar publikisht tezën e laboratorit janë hedhur poshtë si teoricienët e konspiracionit, thjesht nuk mund të ndodhë në një demokraci liberale. Masat e ashpra kishin arsye të tjera”, thotë Wiesendanger

Sipas Wiesendanger, masat e ashpra të marra nga qeveria Merkel nuk ishin vetëm për shkak të shkallës së infeksionit.

“Nuk mund të ishte ashtu,” tha studiuesi për BILD.

Përkundrazi, ai dyshon: Kufizimet drastike të lirisë mund të ishin vendosur nën përshtypjen e gjetjeve të BND-së dhe informacionit nga shërbimet e tjera të inteligjencës perëndimore se virusi vinte nga një laborator ushtarak.

Kjo është pikërisht ajo që tashmë është pranuar në Britaninë e Madhe, thekson Wiesendanger. Masat atje u ashpërsuan sepse ekzistonte frika e bazuar se bëhej fjalë për një virus artificial.

Politikani i Partisë së Gjelbër Konstantin von Notz kërkon gjithashtu sqarime: “Nëse konfirmohet se kjo pandemi është e krijuar nga njeriu, diçka duhet të ndryshojë rrënjësisht në perceptimin tonë për këtë katastrofë. Sidomos duke pasur parasysh kufizimet masive të të drejtave themelore, një rishikim është “urgjentisht i nevojshëm”.

 

Marre nga BILD.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës

Ukrainës i kanë mbaruar raketat Patriot

Incident në protestë/ Qytetarët: Provokimet nuk na ndalin

Skandali në Britani/ Kryeministrin e mashtrojnë në telefon

Katër të plagosur nga zjarri, në një skaf në Porto Palermo

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vret veten 46-vjeçari, i arrestuar për vjedhje
Artikulli tjetër Demokratët u dhanë 20 miliardë dollarë grupeve të gjelbra të lidhura me to, u ndërpriten grantet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania e lidhur me “Grupin e Pojës” merr leje për kullë 12-katëshe në Radhimë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
Atalanta përshëndet zyrtarisht Berat Gjimshitin
Aktuale Bota Koment Kryesore Sociale Sporti 17 Gusht, 2026
Premier League shkëputet financiarisht nga rivalët
Analize Finance Sociale Sporti Zhvillim 17 Gusht, 2026
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë
Analize Korrupsion Kryesore Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.