KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arsimi dhe punësimi, sfida të njëjta për të rinjtë në Ballkan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Arsimi dhe punësimi, sfida të njëjta për të rinjtë në Ballkan
AnalizeKomentKryesoreSocialeZhvillim

Arsimi dhe punësimi, sfida të njëjta për të rinjtë në Ballkan

Përditësimi i fundit: 19 Mars, 2025 11:03 am
365 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Të rinjtë në Ballkanin Perëndimor përballen me sfida sistematike të lidhura me paqëndrueshmërinë politike, progresin e ngadaltë ekonomik dhe përjashtimin social, duke ndikuar drejtpërdrejt në perspektivat e tyre për të ardhmen.

Një raport i përbashkët i organizatave HERA në Maqedoninë e Veriut, CPPSD në Serbi, Qëndresa Qytetare në Shqipëri dhe ORCA në Kosovë vlerëson politikat rinore, aktivizmin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në këto vende, duke nxjerrë në pah mangësitë e mëdha në mbështetjen institucionale për ta.

Sipas raportit, ndonëse ekzistojnë strategji për rininë, pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse në nivel lokal mbetet e kufizuar. Ndërkohë, emigrimi i të rinjve është një nga shqetësimet kryesore për të gjitha vendet e rajonit.

“Megjithëse janë ndërmarrë reforma arsimore, ekziston një mungesë e madhe e lidhjes midis sistemit arsimor dhe nevojave të tregut të punës, sidomos në arsimin profesional”, thuhet në raport.

Papunësia dhe mungesa e perspektivës ekonomike

Një nga sfidat kryesore mbetet papunësia dhe pasiguria ekonomike, që po detyron shumë të rinj të rajonit të kërkojnë mundësi më të mira jashtë vendit.

“Jetojmë në një rajon ku të rinjtë vuajnë nga mungesa e një sistemi të mirë edukimi, të një jete kulturore, për të gjithë ne, kjo është një shenjë për të vepruar menjëherë”, u shpreh Migen Qiraxhi nga organizata Qëndresa Qytetare gjatë prezantimit të raportit.

Nga ana tjetër, Rron Gjinovci nga Qendra ORCA në Kosovë theksoi se institucionet në rajon kanë dështuar të përshtaten me ndryshimet e shpejta teknologjike, duke i lënë të rinjtë pa mbështetjet e duhura.

“Hapësirat e dedikuara për të rinjtë janë të papërditësuara dhe shpesh të braktisura. Të rinjtë e rajonit shkojnë klubeve për t’u arratisur nga realiteti i vështirë, pavarësisht potencialit që është sot për zhvillim falë arritjeve shkencore dhe teknologjike,” deklaroi Gjinovci.

Sfida në përfaqësimin rinor dhe shërbimet shëndetësore

Në Shqipëri, pavarësisht krijimit të Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencisë Kombëtare për Rininë, ende ekzistojnë boshllëqe të mëdha në përfaqësimin rinor dhe funksionimin e strukturave si Këshilli Kombëtar Rinor, veçanërisht në hapësirat online.

Raporti vë në dukje edhe sfidat në shërbimet shëndetësore për të rinjtë. Në Shqipëri, edukimi mbi seksualitetin është i integruar në kurrikulat shkollore, por shërbimet miqësore për adoleshentët dhe mbështetja për shëndetin mendor mbeten të pamjaftueshme.

Në Kosovë, problemet e shëndetit mendor te të rinjtë janë në rritje, të përkeqësuara nga pasiguria ekonomike dhe presioni social.

“Shërbimet për shëndetin seksual dhe riprodhues mbeten të pamjaftueshme, veçanërisht në zonat rurale. Stigma pengon shumë të rinj të kërkojnë kujdes dhe ndihmë për shëndetin mendor,” thuhet në raport.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kina ndërton urën më të lartë në botë
Artikulli tjetër Kushtetuesja pranon organizatat mjedisore si palë në çështjen e Zonave të Mbrojtura

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.